• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lloga: Procesi i reformave në jurisprudencë është ultrainkluziv

Lloga: Procesi i reformave në jurisprudencë është ultrainkluziv

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA) - Procesi i reformave në jurispridencë, sipas ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, është ultrainkluziv, posaçërisht, siç tha, në pjesën e asaj që tërë kohën është i ndjekur nga ana e Brukselit dhe nga delegacioni evropian në shtet.

Në deklaratë për meidumet pas brifingut të sotëm në të cilin u prezantua Strategjia zhvillimore sektoriale për jurisprudencën 2024-2028, ministri deklaroi se është në interes të shtetit sa më parë të miratohen edhe Kodi penal dhe Kodi civil.

"Besoj se edhe VMRO-DPMNE në fund do t'i votojë sepse ndoshta ata nesër do të jenë në pushtet dhe do të kërkojnë ndihmë edhe nga ana tjetër. BËhet fjalë për dokumente të rëndësishme për shtetin. Kodi nuk miratohet çdo vit, dekada janë në pyetje. Procesi deri më tani është ultrainkluziv dhe gjithashtu me faktorin ndërkombëtar, e posaçërisht në pjesën e asaj që tërë kohën është i ndjekur nga ana e Brukselit dhe nga delegacioni evropian në shtet", tha Lloga.

Lidhur me çështjen me Ligjin për Këshillin gjyqësor, ai infirmoi se tashmë ka marrë shkresë nga ana e gruoit të ounës dhe duhet t'i drejtohen presidentit të shtetit, Kuvendit dhe Shoqatës së gjykatësve, ku ata drejtpërdrejtë do të kyçen në këtë proces.

"Do t'i thonë qëndrimet e veta, nëse janë të kënaqur nga kandidatët e tyre të propozuar sot anëtarë të Këshillit gjyqësor, nëse jo, atëherë do të duhet drejtpërdrejtë edhe ata të përfshihen në këtë proces apo t'i thërrasin në përgjegjësi në Kuvend, përkatësisht presidentin e shtetit. E gjithashtu, nëse do të ishte më mirë të konkretizohet procesi i prëgjegjësisë së atyre anëtarëve të cilët janë pjesë e gjykatësve, do të thotë të tetët të cilët janë pjesë e gjykatësve në këtë proces", theksoi ministri.

Duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve se ku e locon problemin që ka deficit të gjykatësve, ai u prëgjigj se gjyqësia viteve të fundit "edhe gjërat të cilat nuk janë në prëgjegjësi të sistemit të jurisprudencës i mban si barrë".

"Ne tashmë kemi strategji edhe për atë pjesë. Do të kemi analizë të funksionalitetit dhe racionalizimit, optimizim të atyre gjykatave nëse janë të nevojshme në disa pjesë të shtetit, sepse ku kishte gjykatës dhe prokurorë nuk kishim populaltë apo anasjelltas, ku kemi popullatë - mungon numri i gjykatësve dhe prokurorëve. besoj se pas strategjisë ne co të ulemi me të gjitha institucikn et dhe me analizë do të themi nëse dhe ku ka nevojë dhe ku nuk ka nevojë", tha Lloga, duke shtuar se beson se çështja kadrovike do të jetë e përmbushur me gjeneratat e fundit të dala nga Akadmeia e gjykatësve dhe prokurorëve publik. 

Lidhur me informatat që i kumtoi Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit lidhur me gjykatësin nga Gjykata themelore Tetovë i cili ka përmirësuar nota dhe ka dhënë informatë të rrejshme për sukses të arritur, ministri tha se e dënon veprimin e tillë.

"E dënoj sepse ose parimi duhet të jetë i jjejtë për të gjithë qytetarët ose ai parim tashmë nuk është parim. Nga ana tjetër, tani radhën e ka Këshilli gjyqësor. Nëse lejon kuadro të tilla të vendosin për fatet tona, atëherë ju e dini se ku është prëgjegjësia. Unë nuk kam instrument të tillë të drejtpërdrejtë, por do të kërkoj edhe për lëndët e tjera ato të ngrihen në nivel të mundësisë ligjore që ata e kanë në mënyrë të inicojnë përgjegjësi disiplinore apo përgjegjësi tjetër", tha Lloga.

Ministri lloga u pyet edhe lidhur me vendosjen për përgjegjësi të kryetares së Gjykatës supreme, besa Ademi, me ç'rast u përgjigj se nuk sheh problem lidhur me këtë çështje.

"Është mirë kur në opinion ndahen të gjitha faktet dhe argumentet. Do të thotë, nga njëra anë kemi gjëra të cilat janë thënë nga një kryetar i Gjykatës supreme ndërkaq të cilat duhet t'i shqyrtojë Këshilli gjyqësor dhe që këtu unë nuk shoh kurfarë problemi lidhur me këtë çështje. Më tutje, i tërë opinioni do të marrë vesh, nëse kemi zgjidhje individuale të lëndës për qëllime të tjera kjo nuk duhet të jetë pjesë e prkatikës së sistemit tonë", tha Lloga.

Lidhur me zgjedhjen e anëtarit të Komisionit shtetëror zgjedhor, ai tha se problemi do të mund të zgjidhej më pa dhimbje nëse do të zgjerohej përbërja e KSHZ-së.

"Unë nuk do të doja të komentoj në atë pjesë si ministër i Drejtësisë. Nga ana tjetër, si politikan, unë e di se në vitin 2020 patëm një praktikë të tillë ku shumica në atë pjesë kishte pesë anëtarë të KSHZ-së dhe dy ishin nga opozita dhe zgjedhjet ishin të drejta, të lira dhe demokratike. Kështu që, nëse edhe njëherë keni parim të tillë dhe është kalues në sistemin tuaj , atëherë prëse të mos lejohet edhe pse unë jam për atë se ka mundësi të zgjerohet përbërja e KSHZ-së edhe me nga një anëtar. Do të thotë, edhe për opozitën, kështu që më pa dhimbje do të zgjidhej ai problem, sepse keni parti me tetë deputetë e cila është partia e katërt politike, ndërkaq keni edhe parti më të vogla të cilat me një deputet kërkojnë të jenë pjesë e KSHZ-së. Nuk është e th[në të jetë nëntë, do të thotë - ose shtatë ose nëntë. E them këtë si përfaqësues i një partie politike, si ministër thashë dhe do të përsëris se ajo është punë e Kuvendit dhe nuk dëshiroj dhe nuk do të përzihem në atë pjesë", tha Lloga. ab/

Foto: МIА 

 

QËNDRONI TË LIDHUR