Lutkov për pagesën e pagave për punëtorët e kulturës: Më në fund kemi bërë një llogaritje që është e denjë dhe e ligjshme
- Edhe pse kam qenë anëtar i SKRMV-së, asnjëherë nuk kam thënë se kjo marrëveshje kolektive është e kundërligjshme, por se kjo marrëveshje kolektive nuk ka mbështetjen e Ministrisë së Financave. Jam i vetëdijshëm që nuk i kemi paguar rrogat para Pashkëve, por më në fund e kemi zgjidhur problemin. Më në fund bëmë një llogaritje të denjë dhe të ligjshme. Unë nuk do të qëndroj kundër kolegëve të mi, jam këtu për t'i zgjidhur problemet e tyre, theksoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov.

Shkup, 24 prill 2025 (MIA) - Edhe pse kam qenë anëtar i SKRMV-së, asnjëherë nuk kam thënë se kjo marrëveshje kolektive është e kundërligjshme, por se kjo marrëveshje kolektive nuk ka mbështetjen e Ministrisë së Financave. Jam i vetëdijshëm që nuk i kemi paguar rrogat para Pashkëve, por më në fund e kemi zgjidhur problemin. Më në fund bëmë një llogaritje të denjë dhe të ligjshme. Unë nuk do të qëndroj kundër kolegëve të mi, jam këtu për t'i zgjidhur problemet e tyre, theksoi ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov.
Ai sot në foltoren parlamentare, gjatë seancës kushtuar pyetjeve parlamentare, në përgjigje të pyetjes së deputetes së LSDM-së, Bisera Kostadinovska Stojçevska, për mospagesën me kohë të pagave për punëtorët e kulturës, theksoi se problemi përfundimisht është zgjidhur, dhe pagesa është në pajtim me Ministrinë e Financave.
"Edhe kam qenë anëtar i SKRMV-së, asnjëherë nuk kam thënë se kjo marrëveshje kolektive është e kundërligjshme, por se kjo marrëveshje kolektive nuk ka mbështetjen e Ministrisë së Financave. Ju e dini këtë, ju keni qenë Ministër i Kulturës që në momentin e nënshkrimit. Marrëveshjn kolektive e ka nënshkruar një ministër që nuk e kishte idenë se çfarë po nënshkruante dhe nuk kishte analizuar se çfarë dëmi do t'i bënte kulturës dhe se do të “mbushte kupën”, do të na çonte deri në atë pikë që 90 për qind të marrim rrogë, ndërsa 10 për qind për aktivitete programore. Ju e dini shumë mirë që kur nuk keni mbështetjen e Ministrisë së Financave, më saktë kur nuk ka pëlqim pozitiv, do të thotë që mjetet duhet t'i siguroni nga buxheti juaj. Ju e keni lejuar këtë për katër vjet. Tani, kur dikush më në fund po i zgjidh problemet, kjo nuk ju pëlqen", tha Ljutkov.
Ai hodhi poshtë spekulimet se pagat nuk janë dorëzuar për shkak të largimit të tij në një udhëtim.
-Nuk është e vërtetë që kemi filluar të bëjmë zgjidhje të veçanta, ndaj nuk kemi arritur t'i sjellim rrogat sepse kam qenë në udhëtun. Unë kam qenë në Maqedoni kur është dashur të zgjidhet ky problem. Unë nuk jam si ju që të shkoj në Strasburg gjatë fatkeqësisë më të madhe që ka ndodhur në vend. Jam i vetëdijshëm që nuk i kemi dhënë rrogat para Pashkëve, por përfundimisht e kemi zgjidhur problemin. Më në fund kemi bërë një përllogaritje, e cila është e denjë dhe e cila është e ligjshme. Arritëm të mblidhemi në më pak se një muaj, të krijojmë një grup pune dhe të bëjmë një vlerësim të mirë se si duhet të duket kjo marrëveshje kolektive dhe pagesa e parave, me pëlqimin e Ministrisë së Financave, më në fund pas katër vitesh", shtoi ministri.
Ai përmendi se shpreson që së shpejti të miratohet një marrëveshje e re kolektive në marrëveshje me të gjitha palët e interesuara, e cila do të jetë e dobishme për të gjithë. ls/
Foto: Printskrin