Liga e kombeve: Futbollistët e Maqedonisë së Veriut humbës në Gjeorgji
- Post By Arta Bunjaku
- 18:46, 23 shtator, 2022
Tbilisi, 23 shtator 2022 (MIA) - Reprezentacioni Maqedonisë së veriut në futboll i humbi gjasat për promovim në rang më të lartë në Ligën e kombeve dhe vend në barazhin për plasman në EURO 2024, pasi që sonte pësoi humbje si mysafire në terren nga Gjeorgjia në Tbilisi me 2:0 (1:0) në kuadër të xhiros së parafundit në grupin 4.
Gjeorgjia arriti fitore duke i shfrytëzuar maksimalisht gabimet në mbrojtjen e Maqedonisë së Veriut, edhe pse të zgjedhurit e seleksionuesit Bllagoja Milevski në pjesë të madhe të ndeshjes luajtën në mënyrë cilësore dhe e diktuan tempon e lojës.
Nikoqirët kaluan në epërsi me autogolin e Bojan Miovskit në minutën e 35-të, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Kviça Kvarackkelija në minutën e 64-t pas gabimit kardinal të mbrojtësit Darko Vellkovski.
Futbollistët e Maqedonisë së veriut dominan në teren deri në golin e Gjeorgjisë, ndërkaq pasi që edhe në 20 minutat hyrëse të pjesës së dytë sërish nuk realizuan numër të madh të mundësive pasoi dënimi i dytë nga nikoqirët dhe humbja e dytë në këtë edicion të Ligës së kombeve nga kundërshtari i sontëm.
Në një xhiro para fundit të garës, Gjeorgjia e siguroi vendin e parë në grupin në divizionin C me 13 pikë, para reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, i cili mbeti i plasuari i dytë me shtatë pikë. Kundërshtar i përbërjes së Maqedonisë së Veriut në xhiron e fundit do të jetë Bullgaria, të hënën në Shkup. ab/