• e diel, 29 shtator 2024

Aleanca e krahut të djathtë e Melonit fitoi zgjedhjet rajonale në Italinë jugore

Aleanca  e krahut të djathtë e Melonit fitoi zgjedhjet rajonale në Italinë jugore

Romë, 23 prll 2024 (MIA) - Aleanca e krahut të djathtë e kryeministres italiane Xhorxha Meloni fitoi zgjedhjet rajonale, që shihen si një test i opinionit publik përpara zgjedhjeve evropiane në qershor.

Në Bazilikën, Itali Jugore, kandidati i qendrës së djathtë Vito Bardi u rizgjodh president rajonal me 56.6 për qind të votave, kundrejt kundërshtarit të tij të qendrës së majtë Pjero Mareze, i cili fitoi 42.1 për qind të votave.

Bardi, i cili ka qenë në pushtet në Bazilikë që nga viti 2019, tha se do të "vazhdojë të jetë president i të gjithëve".

Në Bazilikë jetojnë rreth 540.000 persona, ndërsa pjesëmarrja në votime ishte 49.8 për qind. 

Nga tetori i vitit 2022, partia e ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë, e Melonit qeveris në nivel kombëtar së bashku me Lidhjen populiste të krahut të djathtë të Mateo Salvinit dhe partinë konservatore Forca Italia. Katërmbëdhjetë nga 20 rajonet e Italisë kanë qeveri të qendrës së djathtë. qa

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR