• e mërkurë, 03 korrik 2024

Lëvizja e të painkuadruarve i dënoi aksionet ushtarake të Izraelit në Gazë

Lëvizja e të painkuadruarve i dënoi aksionet ushtarake të Izraelit në Gazë

Kampala, 20 janar 2024 (MIA) - Gjatë Samitit të 19-të të Lëvizjes së të painkuadruarve, në kryeqytetin e Ugandës, Kampala, liderët e vendeve-anëtare e dënuan fushatën ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, njoftuan mediumet britanike.

Lëvizja, ku anëtarësojnë 120 vende, bëri thirrje për armëpushim urgjent në enklavën palestineze.

Në takimin në Afrikë marrin pjesë liderë të shteteve dhe përfaqësues të lartë të vendeve nga Lëvizja, zyrtarisht të themeluar në vitin 1961 nga vende, të cilat nuk dëshironin të inkuadrohen në asnjë nga dy blloqet në konfliktin gjatë Luftës së Ftohtë - perëndimor dhe lindor.

"Nga 7 tetori, ne jemi dëshmitarë të një prej akteve më brutale të gjenocidit që historia e ka parë", tha nënpresidenti kubanez, Salvator Valdes Mesa në fjalimin e tij gjatë forumit, i cili pyeti "se si vendet perëndimore, të cilat pohojnë se janë aq të civilizuara, e arsyetojnë vrasjen e grave dhe fëmijëve në Gazë, bombardimin kriminel të spitaleve dhe shkollave dhe pengimin e qasjes deri te uji i pastër dhe ushqimit.

Kryetari i Unionit Afrikan, Musa Faki Mahamat ka bërë thirrje për armëpushim urgjent të luftës së padrejtë kundër popullit palestinez. bsh/ 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR