• e mërkurë, 03 korrik 2024

Lëshohet për qarkullim të automjeteve të lehta rruga magjistrale A3 në Dellçevë

Lëshohet për qarkullim të automjeteve të lehta rruga magjistrale A3 në Dellçevë

Dellçevë, 11 qershor 2023 (MIA) - Komunikacioni për automjete të lehta është hapur në magjistralen A3 nga Dellçeva për në Makedonska Kamenicë, ku në 24 orët e fundit po punohej për riparimin e një çarjeje të madhe si pasojë e stuhisë që goditi Dellçevën të enjten.

Deri në pajisjen e plotë të rrugës për automjete të rënda, siç informuan nga filialja e "Rrugët e Maqedonisë", komunikacioni për automjete të rënda mallrash do të zhvillohet përmes rrugës rajonale Berovë – Smojmirovë – Vinicë.

Gjatë ditës së djeshme këtë pjesë e vizitoi Kostadin Acevski, drejtor i ndërmarrjes "Rrugët e Maqedonisë", i cili tha se të hënën pritet rehabilitim i plotë, duke theksuar se qytetarët do të njoftohen me kohë për çdo ndryshim të komunikacionit në rrugën magjistrale A3.

Aksin rrugor e ka vizituar dje ministri i Transportit, Blagoj Boçvarski, nga ku është bërë e ditur konfirmimi zyrtar për lëshimin në përdorim të rrugës për automjete të lehta që qarkullojnë nga Dellçeva për në Makedonska Kamenicë dhe qytete të tjera. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR