• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Përleshje fizike ndërmjet një babai dhe djalit të tij nga Kumanova, njëri me lëndime më të rënda është dërguar në Klinikat e Shkupit

Përleshje fizike ndërmjet një babai dhe djalit të tij nga Kumanova, njëri me lëndime më të rënda është dërguar në Klinikat e Shkupit

Kumanovë, 3 korrik 2024 (MIA) - Dy persona, baba e djalë u lënduan gjatë një konfrontimi paradite në lagjen e Kumanovës "Igo Triçkoviq", kumtoi SPB Kumanovë.

"Sot në orën 10:40 minuta në SPB Kumanovë është raportiar se në lagjen "Igo Triçkoviq" është prishur rendi dhe qetësia publike me rrahje ndërmjet babait dhe djalit, në të cilën është përdorur edhe një send i mprehtë. Të dy me lëndime janë dërguar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës", informoi SPB Kumanovë. 

Nëpunësit policor janë në terren dhe ndërmerren masa për zbardhjen e rastit. Nga Spitali i Kumanovës informojnë se njëri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve të mëdha është dërguar në njërën nga klinikat e Shkupit. sa/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR