• e enjte, 04 korrik 2024

Një person e humbi jetën në një aksident rrugor në autostradën drejt vendkalimit kufitar Bogorodicë

Një person e humbi jetën në një aksident rrugor në autostradën drejt vendkalimit kufitar Bogorodicë

Strumicë, 3 korrik 2024 (MIA) - Një person e humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar në një aksident rrugor që ndodhi mbrëmë 30 minuta pas mesnate në autostradën nga qarkorja Gjevgjeli drejt vendkalimit kufitar Bogorodicë.

Siç kumtuan nga SPB Strumicë, në aksidentin rrugor morën pjesë automjeti ngarkues "man" me targa të velesit, drejtuar nga B.J.(35) nga fshati Selemli, komuna e Bogdancit dhe automjetit ngarkues "iveko" me targa të Gjebgjelisë, drejtuar nga S.A.(26) nga fshati Stojakovë, gjithashtu nga komuna e Bogdancit.

"Në aksident, lëndime të rëdna trupore mori B.J., i cili rrugës drejt Qendrës klinike "Nëna Terezë" iu nënshtrua plagëve, ndërsa vdekjen e konstatoi mjeku. Shoferi tjetër, S.A., mori lëndime të lehta trupore, konstatuar nga Spitali i përgjithshëm Gjevgjeli", qëndron në kumtesën e SPV Strumicë.

Në vendin e fatkeqësisë ekspertizë kreu ekipi nga NJPB Gjevgjeli. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR