Kvadrado ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Interin
- Ish lojtari i Juventusit, Huan Kvadrado, kaloi në Inter, publikoi ueb faqja e klubit milanez.
- Post By Besnik Shuki
- 20:07, 19 korrik, 2023

Milano, 19 korrik 2023 (MIA) - Ish lojtari i Juventusit, Huan Kvadrado, kaloi në Inter, publikoi ueb faqja e klubit milanez.
Futbollisti kolumbian (35) ka nënshkruar kontratë me Interin deri në vitin 2024.
Në fund të qershorit, Juventusi paralajmëroi largimin e Kvadrados. Ai tek "Zonja e Vjetër" është nga viti 2015, ka luajtur 314 ndeshje, ndërsa ka shënuar 26 gola dhe 65 asistime. bsh/
Foto: Fejsbuk Inter