• e martë, 26 nëntor 2024

Kuvendi solli disa ligje dhe nevojën për miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtër

Kuvendi solli disa ligje dhe nevojën për miratimin e ligjeve me procedurë të shkurtër

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) – Para fillimit të mbledhjes së sotme të 17-të , Kuvendi e konstatoi dorëheqjen nga deputetja Maria Miteva e cila ishte emëruar zëdhënëse e Qeverisë. Deputetët votuan disa ligje të cilat ishin në rend dite të mbledhjes së 17-të dhe 16-të.

Në kuadër të mbledhjes së 17-të deputetët nuk e votuan Propozimin e Ligjit për plotësimin e Ligjit për banim në lexim të parë të parashtruar nga deputetët e partisë E majta për kufizimin e qirave për banesa. Përderisa, ishte votuar nevoja që të miratohet me procedurë të shkurtër Propozimi i ligjit për ndryshimin e Ligjit për banim, i parashtruar nga Qeveria. 

Deputetët e votuan si të paarsyeshme Kërkesën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 20 paragrafi 2 të Ligjit për pagesa dhe kompensime të tjera të personave të zgjedhur dhe të emëruar në Republikën e Maqedonisë, të parashtruar nga deputeti Oliver Spasovski. 

Kuvendi votoi për nevojën për miratimin e disa ligjeve me procedurë të shkurtuar - Propozim për Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për komunikimet elektronike, Propozim për ligjin për ndryshimin e ligjit për përcaktimin e emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve të tjera infrastrukturore, Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjelbërim urban, Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen dhe dhënien me qira të objekteve me zyra dhe objekteve afariste të Republikës së Maqedonisë, Propozim ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike, Propozim Ligji për ndryshimin e Ligjit për orarin e punës së punëtorëve mobil në komunikacionin rrugor dhe aparatet regjistruese në komunikacionin rrugor, Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për shërbimet postare, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për vendpushimet e skijimit, Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim, Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për autokampe, Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për tokën ndërtimore, Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndërtim, Propozim i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim. Ligji për urbanistikën, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për aviacionin, Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërveprim në sistemin hekurudhor, Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për teleferikun dhe skilift, Propozim ligjin për ndryshimin e Ligjit për kontratat e transportit në komunikacionin hekurudhor, Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Furnizime Publike, Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ndërtim dhe ligje të tjera.

Në kuadër të mbledhjes së 15-të deputetët i shqyrtuan dhe miratuan me procedurë të shkurtër Propozimin e ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për themelimin e Rrjetit Hulumtues Akademik të Maqedonisë, Propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për numrin amë, me procedurë të shkurtër, Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore, me procedurë të shkurtër dhe Propozimin e ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Fitofarmaci. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR