• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Kuvendi me 88 vota “pro” dhe 22 “kundër” i miratoi ndryshimet në Ligjin për administratën shtetërore

Kuvendi me 88 vota “pro” dhe 22 “kundër” i miratoi ndryshimet në Ligjin për administratën shtetërore

Shkup, 8 qershor 2024 (MIA) - Kuvendi me 88 vota “prp” dhe 22 “kundër” i miratoi ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore, me të cilin krijohen kushte për formimin e një Qeverie të re që duhet të udhëhiqet nga mandatari dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

Për ndryshimet e Ligjit votuan deputetët e VMRO DPMNE dhe koalicionit, të VLEN-it dhe të partisë ZNAM, si dhe deputetët e Frontit Evropian të udhëhequr nga BDI. VMRO-DPMNE dhe Fronti Evropian mbrëmë njoftuan se kanë arritur marrëveshje për mbështetjen e ndryshimeve, si dhe për formimin e një komisioni ad hoc në Kuvend për përfaqësim të drejtë.

Gjatë debatit për ligjin, folën deputetët e LSDM-së, të cilët paralajmëruan se me këtë riorganizim të ministrive dhe administratës shtetërore nuk bëhet reformë, por është i motivuar politikisht për të plotësuar nevojat e koalicionit të ri qeveritar. Siç thanë ata, ndryshimet ndryshojnë 31 nene të ligjit dhe gjithashtu nuk parashikohet se cili do të jetë implikimi financiar dhe ligji miratohet pa analizë dhe debat.

Deputetja Bisera Kostadinovska Stojçevska nga LSDM-ja tha se Administrata për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore nuk është e paraparë në këto ndryshime, gjë që, sipas saj do të thotë se këtu ndalet shqetësimi i qeverisë së ardhshme për trashëgiminë kulturore. Theksoi se në vitin 2021 është përgatitur një analizë funksionale, e cila tregon se si duhet të duket Ministria e Kulturës.

Sipas Slavjanka Petrovska, shumica nuk mund të kishte një fillim më të mprehtë. "Për dhjetë ditë tre herë e herë e keni shkelur fjalën. Dhe për këtë ju heshtni gjithë natën, por bërtisni nga vendi, tha Petrovska.

Deputetja e lexoi kumtesën e VMRO-DPMNE-së dhe Frontit Evropian për mbështetje të ndryshimeve, si dhe disa deklarata të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në të cilat ai flet kundër BDI-së dhe LSDM-së.

"Pas koalicionit të sotëm, shtrohet pyetja se kush është në prehër të kujt", tha Petrovska.

Vendimin e BDI-së dhe Frontit Evropian e ka sqaruar koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Blerim Bexheti.

"Propozimi i mandatarit Mickoski është bartje e kompetencave nga një institucion në tjetrin dhe mund të ketë logjikë efikasiteti. Ne vlerësojmë që një ndërhyrje e tillë duhet të merret parasysh seriozisht, por do t'ia lëmë kohës nëse do të arrihet një efikasitet i tillë. Natyrisht, si dy forca që kanë legjitimitet dhe koalicioni i udhëhequr nga VMRO DPMNE dhe Forumi Evropian, sot diskutuam me një qëllim për shqetësimet që kemi në fushën e inspektoratit për gjuhën shqipe dhe institucioneve të tjera që janë pjesë të këtij ligji", tha Bexheti. Ne ramë dakord, shtoi ai, për të krijuar një komision ad hoc për përfaqësim të drejtë.

Amar Mecinoviq nga e Majta theksoi se ekspertët dhe akademikët nuk janë të përfshirë në ndryshimin e një ligji të tillë sistemik.

Kjo popullsi ka nevojë për më pak ministri dhe është e palogjikshme, sipas tij, që puna bashkohet me ekonominë. "Kjo është pasqyrë e autoritarizmit tuaj", tha Mecinoviq.

Dimitar Apasiev nga e Majta beson se ndryshimet janë shkruar me nxitim.

"Ligji është ligj sistematik dhe merret me dy të tretat e shumicës, procedura nuk mund të mos jetë komplekse. Nuk e di pse nxitoni ligjin, keni njëzet ditë kohë për të formuar qeveri", tha Apasiev.

Janë duke u prezantuar pesë ministri të reja, ndërsa të paktën katër nga këto 20 ministri, thotë ai, nuk janë të nevojshme.

-"Ministria e Çështjeve Evropiane nuk duhet të ekzistojë, njëjtë Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Ministria e ardhshme e Transformimit Dixhital dhe deri diku Ministria e Sportit. Një ministri thelbësore që prisja të gjeja është Ministria e Urbanizmit, tha Apasiev, i cili mendon se disa nga ministritë duhet të jenë në qytete të tjera të vendit. Është për t'u habitur që inspektoratet po largohen.

Apasiev tha se deputetët e së Majtës do të votojnë kundër miratimit të ndryshimeve sepse VMRO-DPMNE nuk e ka pranuar propozimin për një njësi zgjedhore.

Miratimi i ndryshimeve në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore është hyrje në formimin e qeverisë së re ndërmjet koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM. Kryetari aktual Hristijan Mickoski, i cili është edhe propozuesi i ndryshimeve, ka bërë të ditur se qeveria e re mund të formohet para skadimit të mandatit njëzet ditor që filloi të funksionojë të enjten, më 6 qershor. ls/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR