• e enjte, 25 korrik 2024

Kurti u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos e lartësojnë Faton Hajrizin

Kurti u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos e lartësojnë Faton Hajrizin

Prishtinë, 24 korrik 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos e lartësojnë apo romantizojnë shtetasin e Kosovës dhe të arratisurin nga burgu, Faton Hajrizin i cili të premten u vra në Serbi.

Hajrizi dyshohet për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri.

Kurti në seancën e Qeverisë së Kosovës tha se për të ndriçuar rrethanat që kanë të bëjnë me arratisjen e fundit të Hajrizit nga burgu i Kosovës deri te arratisja në Serbi dhe vrasja e raportuar, nevojitet hetim vendor dhe ndërkombëtar, njoftojnë mediat e Kosovës.

“Ndërkohë u bëj thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos bien në euforinë e heroizmit dhe romantizmit të Faton Hajrizit”, ka thënë Kurti. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR