• e martë, 05 nëntor 2024

Kurti për "Fajnenshël Tajms": Do të punoja me këdo qoftë në Shtëpinë e Bardhë, me Trampin kemi pasur gjuhë të përbashkët

Kurti për

Prishtinë, 23 shgtator 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se do të bashkëpounojë me secilin që do të fuitojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, duke theksuar se me ish-presidentin dhe kandidatin aktual, Donald Tramp ka pasur "gjuhë të përbashkët".

Në intervistën e djeshme për "Fajnenshël tajms", të cilën e transmetojnë mediat në Prishtinë, Kurti thotë se me administratën e ish-presidentit Tramp, Kova ka pasur bashkëpunim të mirë, duke potencuar thirrjen e atjeshme të Uashingtonit për vendet evropiane të NATO-s që t'i rrisin invfestimet dhe shpenzimet për mbrojtje.

Duke iu referuar marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, Kurti shprehu besimin se emërimi i pushtetit të ri ekzekutiv në Bruksel këtë vjeshtë krijoi një shans për t'u rifokusuar në "rolin agresiv të Serbisë në Ballkan" në vend të një qasjeje më të butë ndaj Beogradit, që sipas kryeministrit të Kosovës kohët e fundit e kishte BE-ja.

Duke folur për çështjen e urës së lumit Ibër, e cila e ndan qytetin e Mitrovicës në veri me shumicë serbe dhe jug me shumicë shqiptare, si dhe kundërshtimin e aleatëve ndaj përpjekjeve të qeverisë së Kosovës për hapjen e saj, Kurti tha se Kosova dëshiron një urë normale, ndërsa një "urë normale është një urë e hapur".

“Ne duam një urë normale. Një urë normale është një urë e hapur, të vetmit që kënaqen me një urë të mbyllur janë ata që vazhdojnë të ëndërrojnë ndarjen e Kosovës. Evropa ka shembur mure. Nuk është e drejtë të insistohet për një urë të mbyllur”, tha Kurti.

Lidhur me obligimin e Prishtinës për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe, Kurti tha se në Kosovë nuk mund të ketë “super pakicë” serbe siç dëshiron Beogradi.

“Unë nuk dua që askush të jetë i privilegjuar, as nuk dua që dikush të diskriminohet. Nuk mund të ketë një super-pakicë, siç dëshiron Beogradi”, tha Kurti për Fajnenshël Tajms. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR