• e martë, 01 tetor 2024

Kulturat bujqësore për momentin janë pa pasoja, dëme do të ketë nëse temperaturat mbeten nën zero për disa ditë

Kulturat bujqësore për momentin janë pa pasoja, dëme do të ketë nëse temperaturat mbeten nën zero për disa ditë

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Temperaturat negative, të cilat në disa vende kanë zbritur deri në -18 gradë, janë të zakonshme për këtë periudhë të vitit dhe për momentin nuk do të kenë pasoja në kulturat bujqësore, pemët frutore dhe hardhitë, thonë agrometeorologët nga DPHM-ja.

Siç theksojnë, pemët frutore në këtë periudhë të dimrit përballojnë deri - 28 gradë, ndërsa hardhitë deri në -18 dhe -20.

"Është më e rëndësishme se sa kohë do të qëndrojnë këto temperatura të ulëta, një ditë apo natë apo më gjatë, 5, 10 apo 15 ditë. Nëse temperaturat e ulëta vazhdojnë për disa ditë, do të ketë dëme në kulturat bujqësore.

Bora në male shton rezervat e ujit që do të përmirësojnë kushtet hidrologjike këtë vit.

Sipas DPHM-së, deri të mërkurën do të mbajë mot stabil me kushte për paraqitje të mjegullës nëpër lugina dhe me temperatura të ulëta të mëngjesit që kudo do të jenë negative dhe madje do të zbresin nën -15 gradë. Nga e enjtja do të fryjë erë e fortë nga veriu dhe temperaturat do të rriten. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR