• e hënë, 23 dhjetor 2024

KSHZ-ja pranoi shtatë ankesa - gjashtë në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në Njësinë e gjashtë zgjedhore

KSHZ-ja pranoi shtatë ankesa - gjashtë në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në Njësinë e gjashtë zgjedhore

Shkup, 14 maj 2024 (MIA) - Komisionit Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e 104-të i shqyrtoi ankesat e paraqitura nga partitë politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 8 maj. Nga gjithsej 27 ankesa të paraqitura - nëntë nga koalicioni "VLEN", tetë nga VMRO-DPMNE, pesë nga LSDM-ja dhe katër nga e Majta, shtatë janë pranuar edhe atë gjashtë në Njësinë e pestë zgjedhore dhe një në Njësinë e gjashtë zgjedhore.

Në Njësinë e pestë zgjedhore janë pranuar ankesat për vendvotimet 1272 në Ohër, 1194 dhe 1202 në Krushevë, 1844 në Strugë, 1470 dhe 1470/1 në Dollneni. Në Njësinë e gjashtë zgjedhore është pranuar një ankesë për për vendvotimin 2102 në Zhelinë.

Kundër vendimit të KSHZ-së mund të bëhet padi në Gjykatën Administrative në afat prej 24 orëve nga pranimi i vendimit. Gjykata administrative, nga ana tjetër, është e detyruar të marrë vendim brenda 48 orëve nga pranimi i saj.

Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare të cilat i publikoi KSHZ, Koalicioni Maqedonia e Juaj i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar më së shumti mandate të deputetëve, 58, pas çka vijojnë Koalicioni Fronti Evropian i kryesuar nga BDI me 19 mandate të deputetëve, Koalicioni për të Ardhme Evropiane i kryesuar nga LSDM, 18, Koalicioni VLEN, 13, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E majta nga gjashtë mandate të deputetëve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR