• e premte, 17 maj 2024

KSHZ me rezultate fillestare nga zgjedhjet parlamentare: Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar 59 mandate të deputetëve

KSHZ me rezultate fillestare nga zgjedhjet parlamentare: Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar 59 mandate të deputetëve

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Nga votat e numëruara në 3.270 vendvotime, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar 59 mandate për përbërjen e re të Kuvendit. Pas tij është Koalicioni i kryesuar nga LSDM me vetëm 19 mandate, përderisa koalicioni "Fronti Evropian" i kryesuar nga BDI ka 18 mandate, koalicioni VLEN 13, E majta gjashtë dhe partia ZNAM pesë mandate të deputetëve, njoftoi sonte Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. 

Këto janë rezultatet e para jozyrtare nga zgjedhjet e sotme parlamentare, që u mbajtën njëkohësisht me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. 

Me këtë fillojnë të rrjedhin afatet për ankesa për zgjedhjet. Afatet janë deri më 10 maj deri në orën 19 gjegjësisht orën 23:30. fc/

Fotografia: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR