• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetari i Bankës Botërore paralajmëroi në pasoja të rënda të mundshme të luftës mes Hamasit dhe Izraelit

Kryetari i  Bankës Botërore paralajmëroi në pasoja të rënda të mundshme të luftës mes Hamasit dhe Izraelit

Riad, 24 tetor 2023 (MIA) - Lufta mes Izraelit dhe Hamasit  mund të shkaktojë pasoja serioze ekonomike, paralajmëroi sot kryetari i Bankës Botërore, Axhej Banga.

"Mendoj se ajo që po ndodh në Izrael dhe Gazë do të ketë një ndikim serioz në zhvillimin ekonomik", tha Banga në një konferencë për investitorët në Riad.

"Mendoj se jemi në një moment shumë të rrezikshëm", shtoi ai.

Më shumë se 5.000 persona, mes të cilëve më shumë se 2.000 fëmijë, janë vrarë në Gazë prej fillimit të luftës së 7 tetorit, kurse nga ana tjetër, në Izrael, nga sulmi i 7 tetorit humbën jetën së paku 1.400 persona, më së shumti në sulmin fillestar të "Hamas"-it. Gjithashtu ka më shumë se 200 të robëruar dhe të dërguar në Gazë, ku po mbahen si pengje.ss/ar/

Foto: arkivi MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR