• e diel, 06 tetor 2024

Kroacia e feston Ditën e Shtetësisë

Kroacia e feston Ditën e Shtetësisë

Zagreb, 30 maj 2023 (MIA) - Kroacia sot e feston Ditën e Shtetësisë në shenjë të kujtimit të konstituimit të parlamentit të parë shumëpartiak më 30 maj 1990, i cili pas disa dekadave të qeverisjes komuniste i krijoi themelet e parlamentit modern dhe e konfirmoi rolin e tij në ruajtjen e shtetësisë kroate. 

Më 30 maj Kuvendi ishte mbushur me përfaqësues dhe mysafirë të shumtë të cilët morën pjesë në konstituimin e Parlamentit të ri, atëherë ende Republika Socialiste e Kroacisë. 

Deputetët e rinj të zgjedhur e zgjodhën Zharko Domlanin kryetar të Kuvendit, ndërsa Ivica Percanin, Stjepan Sulimanacin dhe Vladimir Sheksin nënkryetarë. 

Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Parlamentit ishte zgjedhur Stjepan Mesiq, ndërsa kryetar i Presidencës së Republikës së Kroacisë, Franjo Tugjman. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR