• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kremlini: Evropa do të duhet të ndërtojë "arkitekturë të re të sigurisë"

Kremlini: Evropa do të duhet të ndërtojë

Moskë, 23 shtator 2024 (MIA) - Evropa do të duhet të ndërtojë "arkitekturë të re të sigurisë, ndërkaq kjo do të kërkojë shumë mund në kontekst të ndryshimeve në botë, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

"Dukshëm, për shkak të faktit që arkitektura e sigurisë së Evropës po ndryshon shpejtë, është e domsodoshme të ndërtohet arkitekturë e re e sigurisë për Evropën, kështu që në të ardhmen do të duhet shumë mund", deklaroi Peskov, transmetuar nga mediumet ruse.

Ai theksoi se për momentin po ndryshon i tërë sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare.

"Ripërtërirja e arkitekturës evropiane të sigurisë do të bëhet çështje shqetësimi për Rusinë", vlerësoi Peskov, sepse, siç theksoi, ajo duhet t'i sigurojë interesat e veta në këtë fushë dhe miratim të një sistemi adekuat të kufijve të sigurisë.

Komenti i Peskovit pasoi pas deklaratës së presdientit francez, Emanuel Makron për rishqyrtim të marrëdhënieve mes Evropës dhe Rusisë lidhur me nevojën që të mendohet për formë të re të organizimit të Evropës.

Makron dje deklaroi se Evropa në një moment të caktuar do të duhet të mendojë për forma të reja të organizimit të saj dhe t'i rishqyrtojë lidhjet e veta me Rusinë, duke shtuar se vendet në Evropë dhe botë duhet të fokusohen në ndërtim të njër endi të ri botëror. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR