Kovaçevski-Ageler: SHBA dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë në BE
- SHBA dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë në Bashkimin Evropian, publikoi në Fejsbuk kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit të sotëm me ambasadoren amerikane në vend, Anxhela Prajs Ageler.
- Post By Sara Ademi
- 15:07, 24 janar, 2024
![Kovaçevski-Ageler: SHBA dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë në BE](https://mia.mk/images/20240124150753_big_730x400_60.webp )
Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - SHBA dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut sa më shpejtë në Bashkimin Evropian, publikoi në Fejsbuk kryeministri Dimitar Kovaçevski pas takimit të sotëm me ambasadoren amerikane në vend, Anxhela Prajs Ageler.
"Edhe një herë u konfirmua mbështetja e vendosur nga SHBA për politikat tona evropiane. E vlerësojmë lart dashamirësinë e miqve tanë amerikanë, të cilët në takimin e liderit kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor përsëritën mesazhin se do të vazhdojnë së bashku me ne në rrugën evropiane", ka shkruar Kovaçevski.
Hapi ynë i radhës drejt integrimit evropian, siç tha Kovaçevski, është i shumëpritur dhe i përkrahur ndërkombëtarisht si kurrë më parë.
"Besoj se ky moment do të njihet nga forcat pro evropiane të shoqërisë që do të mbrojnë vizionin e një shteti evropian. Prapa këtij vizioni qëndron koncepti ynë për perspektivat evropiane dhe për një të ardhme të sigurt evropiane në kundërshtim me konceptin e pasigurisë dhe izolimit", nënvizoi Kovaçevski pas takimit me ambasadoren amerikane Anxhela Ageler. sa/
Foto: Fejsbuk