• e diel, 22 dhjetor 2024

Kovaçevski zyrtarisht largohet nga pozita e kryetarit të LSDM-së, ai kërkoi konvokimin e kongresit dhe organizimin e zgjedhjeve të brendshme partiake

Kovaçevski zyrtarisht largohet nga pozita e kryetarit të LSDM-së, ai kërkoi konvokimin e kongresit dhe organizimin e zgjedhjeve të brendshme partiake

Shkup, 22 maj 2024 (MIA) - Në seancën e sotme të Bordit Ekzekutiv të partisë, Dimitar Kovaçevski zyrtarisht konfirmoi dorëheqjen nga posti i kryetarit të LSDM-së dhe kërkoi mbajtjen e kongresit dhe organizimin e zgjedhjeve të brendshme partiake.

“Kovaçevski e konfirmoi largimin e tij në seancën e sotme të Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, të cilën e shpalli më 8 maj, si akt tejet moral dhe në përputhje me Statutin e Partisë, inicioi mbajtjen e kongresit me qëllim të analizimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe prononcimin e besimit në organet e LSDM-së, të zgjedhura nga kongresi, duke marrë parasysh rezultatet e zgjedhjeve”, njofton LSDM-ja.

MIA e transmeton në tërësi përmbajtjen integrale të shkresës së Kovaçevskit drejtuar Bordit Ekzekutiv dhe kryetares së Kryesisë Qendrore, Sllavjanka Petrovskës:

Të dashur miq,

Më 8 maj të vitit 2024, raundi i dytë parlamentar dhe i zgjedhjeve presidenciale u zhvilluan në një atmosferë të drejtë dhe demokratike, në përputhje me standardet evropiane, që paraqet një hap të madh përpara si rezultat i shkallës së lartë të demokracisë, lirisë së medias dhe paqen dhe stabilitetin që kemi vendosur në vitet e fundit në vend.

Falenderoj anëtarët dhe simpatizantët tanë që, me gjithë disfatën e madhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, dolën me dinjitet në zgjedhjet e raundit të dytë dhe bënë të mundur arritjen e cenzusit të popullsisë për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ne kemi treguar se Maqedonia është më e rëndësishmja për ne dhe kështu do të jetë gjithmonë.

Në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, LSDM-ja pësoi një disfatë, e cila i dha një goditje të rëndë, jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga simpatizantët, disa prej aktualëve si dhe disa nga anëtarët e partisë të organizuar në një tjetër subjekt politik, dhe të stimuluar edhe nga ish-bartës në poste të larta partiake.

Si kryesia e partisë, ashtu edhe unë kemi përgjegjësi, ashtu si të gjithë zyrtarët e emëruar dhe të zgjedhur, përfshirë të gjithë zyrtarët e partisë në nivel lokal dhe qendror. Askush nuk është realisht pa përgjegjësi.

Ky rezultat dhe opinioni i krijuar publik ishte evident edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2021 kur LSDM pësoi një disfatë, pas së cilës partia nuk i analizoi rezultatet e zgjedhjeve siç e kërkon Statuti dhe nuk i gjeti arsyet e humbjes për të nxjerrë mësimet e duhura.

LSDM-ja do të duhet të bëjë një analizë në brendësi, të mendojë se çfarë kemi bërë dhe cilat janë rezultatet dhe dobësitë në 4 vitet e fundit, ndoshta edhe në 7 vitet e fundit. Dhe më e rëndësishmja, çfarë duhet bërë për të rikthyer edhe besimin e qytetarëve që e kemi humbur. Procesi i rindërtimit duhet të jetë në të gjitha nivelet.

Ai proces nuk duhet të jetë i gjatë, por nuk duhet të jetë as i nxituar dhe ekspres. Atë proces ndryshimi dhe konsolidimi të thellë të brendshëm mund ta bëjnë vetëm ata që janë të gatshëm të bëjnë sakrifica për të ardhmen e partisë dhe demokracisë në vend.

Në bazë të nenit 26, paragrafit 2 dhe paragrafit 4, kërkoj që të konvokohet Kongresi i LSDM-së me qëllim të analizimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe shpalljes së besimit të organeve të LSDM-së, të zgjedhura nga Kongresi, në funksion të rezultateve zgjedhore , me këtë rend dite:

1. Zgjedhja e kryesisë punuese dhe e kryetarit të Kongresit.

2. Raporti i Kryetarit të LSDM-së për periudhën dhjetor 2021 deri maj 2024.

3. Raportet e menaxhmentit

4. Raporti i Shtabit Qendror Zgjedhor për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të mbajtura në vitin 2024.

5. Diskutim i vetëm nga delegatët e Kongresit për pikat dy, tre dhe katër.

6. Prononcimi i besimit në organet e LSDM-së të zgjedhura nga Kongresi.

Sipas nenit 68b paragrafi 3, dhe në bazë të rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të vitit 2024, si dhe në bazë të pasivitetit të dukshëm të disa prej anëtarëve dhe simpatizantëve të LSDM-së, përfshirë shumicën e të zgjedhurve dhe të emëruarve, zyrtarë në nivel qendror dhe lokal, si akt shumë moral, po jap dorëheqje nga posti i kryetarit të LSDM-së.

Njëkohësisht, i bëj thirrje gjithë kryesisë së partisë që të bëjë të njëjtën gjë vertikalisht, nga anëtarët e kryesisë, përmes organeve qendrore të partisë, e deri te organet komunale të kryesisë së partisë.

Një akt i tillë është një procedurë e rregullt në të gjitha demokracitë evropiane dhe botërore, siç pretendojmë dhe duhet të jetë praktikë e të gjitha lidershipeve partiake pas dështimit zgjedhor.

Kërkoj nga Kryesia Ekzekutive, kryetarja e Kryesisë Qendror dhe KQ-ja e LSDM-së që të marrin të gjitha vendimet, aktet dhe procedurat e nevojshme në rakordim me Statutin e LSDM-së për organizimin e Kongresit të LSDM-së me qëllim të analizimit të rezultateve zgjedhore dhe shprehjes së besimit në organet e LSDM-së dhe organizimin e zgjedhjeve të brendshme partiake në pajtim me statutin e partisë.

Hapi i parë në konsolidimin e LSDM-së duhet të jetë rivendosja e matricës ideologjike dhe vlerave që do të bashkojë të gjitha forcat përparimtare të qendrës së majtë në vend.

Hapi i dytë duhet të jetë një ndryshim i thellë kadrovik dhe krijimi i një potenciali të fortë kuadrosh, me socialdemokratë realë dhe të dëshmuar, me vlera dhe njohuri, me ndershmëri e energji, me motiv dhe me sinqeritet ndaj partisë.

Në këtë proces rindërtimi, sipas statutit, duhet të punojmë të gjithë me arsye, me ndershmëri dhe me zemër, pa mendjengushtësi dhe interesa të vogla personale. Duhet të punojmë në interes të partisë dhe të motivojmë përfshirjen në organet e partisë të personave të njohur nga anëtarët e partisë dhe qytetarët si socialdemokratë autentikë, sjellja e të cilëve udhëhiqet nga parimet dhe vlerat e sicialdemokracisë.

Dhe së treti, të reformohet struktura organizative e partisë, e cila do të mundësojë konsolidimin e plotë të LSDM-së dhe kthimin në rrugën e fitores.

Por ndërkohë që po zhvillohet ky proces i rindërtimit të brendshëm, ne nuk mund dhe nuk duhet të neglizhojmë përgjegjësinë tonë ndaj shtetit dhe qytetarëve. Dhe prandaj LSDM-ja dhe koalicioni duhet të jenë një opozitë e përgjegjshme, e fortë dhe parimore.

Sistemi aktual në të cilin jetojmë kujdeset më shumë për PR-në sesa për thelbin, për sipërfaqen sesa për thellësinë. Qytetarët me të drejtë janë të pakënaqur dhe nuk besojnë në asgjë. Krizat e shumta kontribuan në shpërnguljen e një numri të madh të qytetarëve tanë, duke u ndjerë të pasigurt, të pafavorizuar dhe pa besim në vendin e tyre. Korrupsioni në çdo nivel, interesat personale, integrimi i gjatë evropian dhe pritshmëritë e tradhtuara të qytetarëve, rritja mesatare e ulët e ekonomisë në tre dekadat e fundit, nepotizmi, interesat e biznesit, profesionalizmi etnik, janë vetëm një pjesë e defekteve kryesore të sistemit, i cili ha dhe shkatërron shtetin dhe që

duhet të ndryshojë përfundimisht. Ai ndryshim duhet të fillojë nga LSDM-ja, e cila do të mund të pranohet fillimisht nga anëtarët dhe simpatizantët e partisë, në mënyrë që ta dallojnë edhe qytetarët.

Në dy vitet e fundit, më e rëndësishmja për mua ishte që në kushtet e krizës më të madhe dhe totale, ne nuk lamë askënd vetëm, u kujdesëm për të gjithë, si për të rinjtë dhe pensionistët, ashtu edhe për punëtorët dhe fermerët, rritëm pagat dhe pensionet dhe ulëm papunësinë në nivelin më të ulët që nga tranzicioni i vështirë dhe i gjatë i viteve nëntëdhjetë. Nuk i përdora krizat si justifikim apo shmangje të problemeve. Përkundrazi, kam punuar ashtu siç kam ditur dhe kam mundur, sinqerisht, drejtpërdrejt, me ndershmëri dhe përkushtim për të ndihmuar shtetin dhe qytetarët dhe e di që kemi arritur shumë dhe se për disa gjëra koha do të vërtetojë se kishim të drejtë.

Siç thashë në natën e zgjedhjeve, u them të gjithë atyre që mendojnë se vota ishte kundër Evropës ose do të përpiqen të shfrytëzojnë rastin për të bllokuar rrugën e natyrshme të Maqedonisë që të çon në Bashkimin Evropian, bllokimi i rrugës për në Evropë nuk do të sjellë vetëm një rënie të madhe në standardin tonë të jetesës, por do të rrisë tensionet etnike në vend, do të prishë marrëdhëniet me fqinjët tanë dhe do të na ekspozojë ndaj një rreziku sigurie që askush nuk mund ta vlerësojë realisht se sa i madh mund të jetë. Nuk ka rrugë të mesme për një vend si Maqedonia. Nuk ka lojë me dy porta. Është ose përpara ose prapa. Vendi i Maqedonisë është në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Vendi i maqedonasve me gjuhën e tyre maqedonase, kulturën maqedonase dhe identitetin maqedonas është në Bashkimin Evropian, vend ku bëjnë pjesë të gjithë qytetarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike apo fetare.

Ka qenë nder për mua që më shumë se 2 vjet të udhëheq LSDM-në, të udhëheq Qeverinë e Maqedonisë dhe këtë do ta ndjej si një motiv të fortë për angazhimin tim të mëtutjeshëm në përfaqësimin e vlerave socialdemokrate, progresive dhe euroatlantike të vendin tonë.

Dua të shprej falenderim për bashkëpunim, kolegëve të mi, në Qeveri dhe në parti.

Dua të falënderoj të gjithë anëtarët e mrekullueshëm të LSDM-së që edhe në kohët më të vështira nuk bënë kalkulime për shkak të ambicjeve dhe interesave personale, por luftuan për partinë, jo brenda partisë. Ata janë vlera më e madhe e LSDM-së.

Kemi kaluar së bashku vite të vështira, vite krizash, vite vendimesh të vështira por të mëdha për shtetin, jemi ekspozuar ndaj presionit publik, kërcënimeve dhe linçimeve të pabaza, sakrifikuam për atdheun tonë dhe nuk ka sakrificë më të madhe se kjo.

Nuk ka kënaqësi më të madhe se të punosh i udhëhequr nga vlerat socialdemokrate në të cilat beson që në moshë të re. Por nuk ka as kënaqësi më të madhe kur e di se ke bërë më të mirën për vendin ku ke lindur dhe të cilin e do.

foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR