• e shtunë, 05 tetor 2024

Kovaçevski: VMRO-DPMNE duhet të publikojë sondazhin sipas të cilit 78 për qind e të anketuarve nuk mund ta kuptojnë se çfarë politike promovon kjo parti

Kovaçevski: VMRO-DPMNE duhet të publikojë sondazhin sipas të cilit 78 për qind e të anketuarve nuk mund ta kuptojnë se çfarë politike promovon kjo parti

Shkup, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski i bëri thirrje VMRO-DPMNE-së ta publikojë anketën, sipas së cilës, 78 për qind e të anketuarve nuk mund ta kuptojnë se ç'farë politike promovon kjo parti opozitare, edhe në pjesën e eurointegrimeve si dhe në lidhje me politikat ekonomike dhe sociale.

 Kovaçevski nuk është i befasuar nga anketa para dy ditësh e cila tregon rejting të ulët të LSDM-së në lidhje me BDI-në dhe VMRO-DPMNE-në. Madje, siç deklaroi sot, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, ishte i bindur edhe se do të publikohet.

"Para dy ditësh pashë një anketë, ndërsa e panë edhe qytetarët. Është ajo që del rregullisht nga qendrat analitike të afërta me VMRO-DPMNE-në. Unë isha i bindur se do të ketë një sondazh të tillë, ndërsa bindjen time e bazova në këtë: e shihni se aktualisht partia politike më aktive në shtet është LSDM. Kemi një numër të madh tribunash në dy javët e fundit në të cilat i promovojmë  të gjitha arritjet ekonomike të bëra në vitet e fundit dhe ato janë bazuar në fakte: pensione të rritura, paga, numër i ulët i të papunësuarve në 13 për qind nga 24 për qind, numër i rritur i punësimeve vetëm këtë vit  për 10.000 investime në nivel më të lartë, investime kapitale në nivele më të larta nga pavarësia e shtetit. Këto janë fakte të cilat duhej të ndahen me qytetarët. Në atë periudhë VMRO-DPMNE  nuk ishte prezente sepse nuk kanë me çka të konkurojnë dhe ndoshta për këtë është dashur të dalin me ndonjë lloj ankete në të cilën mund të kenë diçka për diskutim. Por le ta publikojë VMRO-DPMNE anketën në të cilën 78 për qind e të anketuarve nuk mund ta njohin  se 'çfarë politike promovon VMRO-DPMNE në vend si në fushën e integrimeve evropiane, ashtu edhe në aspektin e politikave ekonomike dhe sociale. Le të dalin me ato të dhëna, e di që i kanë, por nuk guxojnë t'i publikojnë", tha Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve pas nënshkrimit të Marrëveshjes për përgatitjen e aktiviteteve për ndërtimin e qendrave të blerjes në Strumicë dhe Resnjë.

LSDM, përmendi kryeministri, ka rejting shumë më të madh dhe këtë do ta konfirmojë në zgjedhjet e ardhshme, siç është konfirmuar në zgjedhje edhe më parë.

"Asnjëherë nuk përzihem në punën e agjencive, ato punojnë sipas metodologjive të tyre, por kishte anketa të tilla, sidomos para zgjedhjeve, të jashtëzakonshme dhe lokale, edhe në Tetovë dhe në Mavrovë-Rostushë. Ata, gjithashtu parashikojnë rezultate të tilla, por në fund LSDM dhe koalicioni fituan me dallim si asnjëherë më parë. Anketa të tilla kishte edhe në zgjedhjet në vitin 2020, kështu që LSDM-ja dhe Koalicioni fituan, njejtë do të jetë edhe në vitin 2024", theksoi Kovaçevski. sa/

foto: MIA dhe Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR