• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Një shtetas kosovar i dyshuar për pengim të aksionit policor

Një shtetas kosovar i dyshuar për pengim të aksionit policor

Shkup, 4 tetor 2024 (MIA) - Prokuroria themelore publike Shkup ka inicuar procedurë kundër një shtetasi 26-vjeçar nga Republika e Kosovës, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale - pengim të personit zyrtar në ushtrimin e veprimit zyrtar nga neni 382 paragrafi 1 i Kodit penal.

"Më 3 tetor, në rrugën rajonale Shkup-VK Bllacë, nëpunës policorë me automjet zyrtar tentuan ta ndalin automjetin ngarkues 'mercedes sprinter'. Shtetasi i Kosovës, me automjetin 'volvo' me targa të Kosovës, me shpejtësi të madhe ua ka prerë rrugën. Duke lëvizur mes automjetit policor dhe automjetit ngarkues, ka bërë lëvizje dhe manovra me të cialt i ka penguar policët në ushtrimin e veprimit zyrtar dhe kështu ka mundësuar që automjeti ngarkues të ikë", kumtuan sot nga Prokuroria publike e RMV-së.

Prokurori publik, gjykatësit të procedurës paraprake nga Gjykata themelore publike Shkup, i ka parashtruar propozim për caktim të masës së paraburgimit për shtetasin e dyshuar kosovar. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR