• e martë, 26 nëntor 2024

Kovaçevski: Qeveria e ka përgatitur ligjin për masat kufizuese, Milloshoski ta vendosë në komision

Kovaçevski: Qeveria e ka përgatitur ligjin për masat kufizuese, Milloshoski ta  vendosë në komision

Shkup, 23 mars 2024 (MIA) - Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes për futjen në listën e zezë të Katica Janevës, kryeprokurore e PSP-së, dhe Stevço Jakimovskit, kryetar i GROM-it, tha se këto janë vendime të institucioneve amerikane dhe se Qeveria ka përgatitur ligj për masat kufizuese por që nuk mund ta kalojë procedurën parlamentare. Ai i bëri thirrje deputetit të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski që ta vendosë ligjin në rendin e ditës të komisionit.

"Bëhet fjalë për vendime që marrin institucionet amerikane në bazë të informacionit që kanë në dispozicion. Duke marrë parasysh se SHBA-ja është partneri ynë strategjik dhe njësoj si BE-ja dhe Kombet e Bashkuara, Qeveria ka përgatitur një ligj për masat kufizuese që i është dorëzuar Kuvendit. E keni parë kumtesën e LSDM-së, vetëm mund të përsëris se i bëjmë thirrje deputetit Antonio Milloshoski dhe partisë së tij VMRO-DPMNE që të mos e bllokojnë ligjin dhe të kalojë në procedurë parlamentare", tha sot kryetari i LSDM-së Kovaçevski.

Sipas tij, është e qartë se ai (Milloshoski) për disa arsye po e pengon që ligji të dorëzohet në komision dhe në këtë mënyrë të mos miratohet.

"Nëse nuk planifikojnë ta prezantojnë, atëherë duhet të thonë se për çfarë arsye nuk duan që ai ligj të kalojë në Kuvend", tha Kovaçevski.

САД ги проширија санкциите против Иран со 16 дополнителни компании, соопшти денеска американскиот Стејт департмент.

Për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh, Departamenti Amerikan i Shtetit emëroi dje disa zyrtarë nga Ballkani Perëndimor në një "listë të zezë", duke përfshirë edhe ish kryeprokuroren speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, dhe kryetarin aktual të Karposhit dhe kandidat për president i Maqedonisë së Veriut, Stevço Jakimovski. sa/

FOTO: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR