Kovaçevski: Nuk do të kemi takim me Mickoskin për zgjidhje kadrore, do të diskutojmë për elementet tjera për zgjedhjet
- Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot theksoi se nuk do të takohen me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për zgjidhjet kadrore me të cilat do të marrin pjesë në qeverinë teknike.
Shkup, 12 janar 2024 (MIA) - Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sot theksoi se nuk do të takohen me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për zgjidhjet kadrore me të cilat do të marrin pjesë në qeverinë teknike.
"Për zgjidhjet kadrore nuk mund të takohemi, sepse çdo parti politike i jep zgjidhjet e veta kadrore në një qeveri teknike apo në ndonjë qeveri tjetër koalicioni. Sipas formës dhe esencës së saj, kjo qeveri është një koalicion në të cilin opozita do të marrë pjesë me resortë përcaktuar saktësisht sipas Ligjit për Zgjedhjet dhe Ligjit për Qeverinë, tha Kovaçevski gjatë vizitës në Klinikën për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit".
Kryeministri thekson se VMRO-DPMNE duhet t'i kumton andidatët për qeverinë teknike dhe t'i dorëzojë në Qeveri dhe Kuvend.
"Ata duhet t'i kumtojnë kandidatët e tyre dhe më vonë t'i dorëzojnë në Qeveri dhe në Kuvend që të mund të zgjidhen më vonë, kështu që kjo është një procedurë e vendosur dhe sigurisht që do të takohemi për të diskutuar për elementet tjera për zgjedhjet", tha Kovaçevski.
Ai theksoi se ende nuk është caktuar data e takimit me Mickoskin.
VMRO-DPMNE në Komitetin Ekzekutiv ka marrë vendim për pjesëmarrje në qeverinë teknike. Timço Mucunski, anëtar i këtij organi partiak, dje ka informuar se në Komitetin ekzekutiv të partisë pritet të miratohet vendim për autorizimin e kryetarit të partisë Hristijan Mickoski për përzgjedhjen e personave që do të jenë pjesë e qeverisë teknike.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, Mucunski tha se ministrat dhe zëvendësministrat nga partia e tyre për qeverinë teknike do të njihen pas festët Uji i bekuar. I pyetur nëse ka një afat deri në të cilin do të merret vendimi për ministrat që do të jenë në qeverinë teknike, Mucunski u përgjigj se vendimi do të merret në fund të janarit. ls/
Foto: MIA