• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski në Beograd do të takohet me kryeministren serbe, Bërnabiq

Kovaçevski në Beograd do të takohet me kryeministren serbe, Bërnabiq

Beograd, 17 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili prej dje merr pjesë në Panairin e dytë për verë, ushqim dhe turizëm "Vizioni i verës i Ballkanit të Hapur", që mbahet në Beograd, sot në Qeverinë e Serbisë do të takohet me kolegen e tij, Ana Bërnabiq. 

Njëheri, në Qeverinë e Serbisë, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski do të nënshkruajë Memorandum për bashkëpunim për vendosjen e rrjetit hekurudhor me performanca të larta me ministrin e Ndërtimtarisë, Trafikut, dhe Infrastrukturës së Republikës së Serbisë, Goran Vesiq.

Për më tepër, nën patronazhin e Qeverisë dhe në organizim të kryeministrit Kovaçevski, do të mbahet ngjarja "Mbrëmja maqedonase", në kuadër të së ciliës do të ketë degustim të verërave dhe ushqimeve nga Maqedonia e Veriut. si/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR