• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kovaçevski: Do të dorëzojmë raporte financiare për koston e fushatës

Kovaçevski: Do të dorëzojmë raporte financiare për koston e fushatës

Shkup, 28 mars 2024 (MIA) - Unë për vete e di se kush e udhëheq fushatën time politike, deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, duke potencuar se raportet financiare do të dorëzohen nga partia për paratë e shpenzuara sipas ligjeve.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me atë se sa do të kushtojë fushata e kandidatit presidenacial dhe për atë cilët strategë janë angazhuar, Kovaçevski theksoi se opozita ik nga pyetjet e sakta.

"Të gjitha përgjigjet i jep partia jonë politike në pjesën e kuadrit institucional të shtetit. Opozita nuk ka çfarë të bëjë pasi po ikin nga pyetjet e sakta. Tani ata pyesin se kush me kë është takuar. Për mua, e di se me kë po takohem dhe kush po bën fushatë politike për mua. E për atë se kush do të përgatisë të gjitha materialet që lidhen me zgjedhjet, do t'i shohim në bilborde dhe në televizion, ky do të jetë vendimi i shtabit dhe sigurisht që do të vendoset në raportet financiare të partisë në përputhje me ligjin për partitë politikën dhe zgjedhjet", tha Kovaçevski.

Mediat shkruajnë, thotë ai, se cilët strategë janë në Maqedoni.

"Ata strategë janë të njohur në botën e marketingut. Secili mund të takohet me këdo, nëse do të punojë me dikë apo jo, është zgjedhja e ekipeve pjesëmarrëse në përgatitjen e fushatës. Megjithatë, të gjithë ata që janë marrë me politikë për një, dy ose tre dekada e dinë se në botë, në rajon dhe në vendin tonë ka strategë politikë dhe agjenci që merren me marketingun politik, që angazhohen për cikle të ndryshme zgjedhore, kështu që mendoj se nuk bëhet fjalë për ndonjë temë të caktuar. Kjo është temë më normale, e cila është pjesë e secilit aktivitet parazgjedhor", tha Kovaçevski.

QËNDRONI TË LIDHUR