• e enjte, 20 shkurt 2025

Koshta pas takimit me Kelog: Na nevojitet një marrëveshje për një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë dhe për sigurinë në Evropë

Koshta pas takimit me Kelog: Na nevojitet një marrëveshje për një paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë dhe për sigurinë në Evropë

Bruksel, 18 shkurt 2025 (MIA) - Paqja nuk mund të jetë një armëpushim i thjeshtë - na duhet një marrëveshje që do të sigurojë paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë dhe siguri në Evropë, tha kryetari i Këshillit Evropian Antonio Koshta pas takimit të sotëm në Bruksel me të dërguarin special amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, gjeneralin Kit Kelog.

Koshta në një publikim në Iks theksoi se në takimin që u zhvillua në këtë “moment vendimtar” me Kelog kanë diskutuar për perspektivat e paqes në Ukrainë.

"Ukraina mund të mbështetet në Evropë. Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive me SHBA-në për të garantuar paqen dhe sigurinë”, theksoi Koshta në publikimin. 

Kelog nga ana e tij, gjithashtu në një publikim në Iks theksoi se ka pasur “diskutime të shkëlqyera në Bruksel me kryetarin e BE-së, Koshta”.

Më herët, paradite Kelog u takua edhe me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila tha pas takimit se BE dëshiron të jetë partnere me SHBA-në për të siguruar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.

Kelog dje në Bruksel u takua edhe me komisarin evropian për mbrojtjen dhe hapësirën, Andrius Kubilius, si dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute. ls/ 

Foto: Iks 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR