• e premte, 08 nëntor 2024

Koreper miratoi fillimin e negociatatve për anëtarësim të Shqipërisë në BE sipas kapitujve

Koreper miratoi fillimin e negociatatve për anëtarësim të Shqipërisë në BE sipas kapitujve

Bruksel, 12 tetor 2024 (MIA) - Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të qeverive të vendeve anëtare të BE-së (Koreper) miratoi Qëndrimin e përbashkët të Unionit për hapjen e kapitullit të parë në negociatat për anëtarësim të Shqipërisë, me të cilën mundësohet mbajtja e Konferencës ndërqeveritare BE- Shqipëri të martën (15 tetor) në Luksemburg, kumtoi kryesimi hungarez me Bashkimin Evropian.

 "Shqipëria do të jetë e para ndër vendet kandidate për anëtarësim për të hapur negociatat e anëtarësimit sipas metodologjisë së rishikuar të zgjerimit, e cila do të jetë një moment kyç për këtë vend nga Ballkani Perëndimor", thuhet në kumtesë.

Grupi i parë i kapitujve, Kapitulli "Vlerat thelbësore", mbulon reformat themelore që do të hapin rrugën për fillimin e negociatave për kapitujt e tjerë.

"Progresi pas këtyre reformave do të përcaktojë edhe ritmin e përgjithshëm të negociatave", thekson presidenca hungareze.

Në kumtesë shtohet gjithashtu se në pritje të vendimit të Koreper-it, dje në Budapest u zhvillua një takim i kryeministrave të Hungarisë dhe Shqipërisë, Viktor Orban dhe Edi Rama, ku u diskutua për negociatat e anëtarësimit dhe ranë dakord për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Muajin e kaluar, Koreper vendosi që Shqipëria duhet të nisë negociatat e anëtarësimit me BE-në sipas kapitujve, të cilat praktikisht e ndanë vendin në rrugën evropiane nga Maqedonia e Veriut. Deri më tani, të dy vendet kanë lëvizur së bashku si një paketë drejt anëtarësimit të plotë në Union. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR