Në xhepat e vrasësit nga Cetinje, janë gjetur 80 plumba
- Tetëdhjetë plumba janë gjetur në xhepat e Ace Martinoviqit nga Cetinje, i cili dyshohet se dje në këtë qytet malazez ka vrarë 12 bashkëqytetarë dhe ka plagosur katër tjerë.
- Post By Besnik Shuki
- 15:13, 2 janar, 2025
Cetinje, 2 janar 2025 (MIA) - Tetëdhjetë plumba janë gjetur në xhepat e Ace Martinoviqit nga Cetinje, i cili dyshohet se dje në këtë qytet malazez ka vrarë 12 bashkëqytetarë dhe ka plagosur katër tjerë.
Krahas municionit të gjetur në xhepat e tij, në karikatorin e pistoletës, jozyrtarisht kupton "Vijesti", janë gjetur edhe disa plumba me kalibër 9 milimetra.
Martinoviq dje krimin e ka kryer në restorantin "Velestovo" në afërsi në Qendrës sportive në Cetinjë. Pas incidetit mes tij dhe një mysafiri, ai ka shkuar në shtëpi dhe e ka marrë armën, është kthyer në lokal dhe aty ka vrarë katër persona.
Pastaj ka vrarë disa anëtarë të familjes së tij dhe dy fëmijë të moshës 10 dhe 13 vjeçarë në tre lokacione. Pasi policia e ka rrethuar, ai është qëlluar vet dhe ka vdekur gjatë transportit në Qendrën klinike. bsh/
Foto: MIA arkiv