• e enjte, 14 nëntor 2024

Kontrolle të jashtëzakonshme në Dojran, Ohër, Strugë dhe Prespë, janë shkatërruar 8,7 tonë ushqim të pasigurt

Kontrolle të jashtëzakonshme në Dojran, Ohër, Strugë dhe Prespë, janë shkatërruar 8,7 tonë ushqim të pasigurt

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Ekipet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në periudhën prej 16 deri 19 korrik zbatuan kontrolle të jashtëzakonshme të përforcuara në objekte dhe operatorë me ushqim (hotele, restorante, mishtore dhe markete) në qendrat turistike Dojran, Ohër, Strugë dhe Prespë me të cilat ishin përfshirë 112 objekte. Gjatë kësaj ishin shqiptuar 54 gjoba në 54 operatorë me ushqim, prej të cilëve për tetë ishte shqiptuar ndalesë për punë deri në mënjanimin e parregullsive të konstatuara. 

"Me kontrollet kontrollohej zbatimi i praktikës së mirë prodhuese dhe higjienike të bazuara në parimet НАССР, kushtet infrastrukturore në objektet, ndërsa u zbatuan edhe kontrolle të aktiviteteve në bazë të regjistrimit të operatorëve me ushqim. Në kushte të temperaturave të larta të jashtme, theks i kontrolleve ishte vendosur në ruajtjen e produkteve dhe afatet e përdorimit të ushqimit", njoftoi AUV. 

Me kontrollet, thuhet në njoftim, është konstatuar mosplotësim i kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta higjienike në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimit, moszbatimi i të gjitha procedurave DPP/DHP bazuar në parimet HACCP, ushqim me datën e përdorimit të skaduar, qarkullimi i ushqimit pa deklarim dhe etiketim në përputhje me Ligjin për Sigurinë Ushqimore dhe aktet nënligjore sipas të cilave produktet e tilla shpallen të pasigurta për konsum njerëzor dhe asgjësohen në mënyrë të padëmshme.

"Inspektorët e ushqimit dhe veterinerët zyrtarë kanë konstatuar edhe punë në objekte – operatorë ushqimorë që nuk janë të regjistruar apo aprovuar për punë nga AUV-ja, për këtë arsye janë vendosur masa ndalimi të punës, ndërsa produktet e zbuluara janë ndaluar për qarkullim dhe asgjësohen padëmshëm. Gjithashtu janë përcaktuar kushte të këqija infrastrukturore dhe higjienike në kuzhinat dhe ambientet e prodhimit, për të cilat disa operatorëve iu është ndaluar puna përkohësisht", bëhet e ditur në kumtesë.

Siç bëjnë të ditur nga AUV, nga qarkullimi ishin hequr 8.700 kilogramë ushqim i pasigurt i cili ishte shkatërruar në mënyrë të padëmshme.

Nga AUV paralajmërojnë se edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë me zbatimin e kontrolleve të jashtëzakonshme edhe në qendrat e tjera turistike, ndërsa për shkak të temperaturave të larta, siç thonë, në fuqi mbetet masa për kontrolle të përforcuara te operatorët me ushqim në gjithë territorin e vendit. fc/

Fotografia: AUV

QËNDRONI TË LIDHUR