Konferenca "Energjia lokale dhe agjenda socio-ekologjike"
- Platforma e Maqedonisë së Veriut kundër varfërisë, sot organizon konferencë me temë "Energjia lokale dhe agjenda socio-ekologjike".
- Post By Besnik Shuki
- 07:20, 14 nëntor, 2024
Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Platforma e Maqedonisë së Veriut kundër varfërisë, sot organizon konferencë me temë "Energjia lokale dhe agjenda socio-ekologjike".
Në konferencë do të diskutohet për përvojat e Maqedonisë së Veriut përballë atyre evropiane, ndarjen e sukseseve dhe sfidave për transformime energjetike lokale, biznes modelimin e tregut lokal të energjisë, ardhmërinë e qëndrueshme, tranzicionin e drejtë, zvogëlimin e varfërisë energjetike, përfshirjen e qytetarëve të prekur, si dhe për përforcimin e komuniteteve.
Është paraparë pjesëmarrja e ekspertëve nga Spanja, Italia, Çekia, Belgjika dhe Holanda, të cilët janë profesionistë të dëshmuar në sfera të ndryshme (pjesëmarrës aktivë në sektorin e energjisë, biznesit, shkencës, financave, organizatave qytetare).
Konferenca "Energjia lokale dhe agjenda socio-ekologjike" është në kuadër të projektit POWER UP, e koordinuar nga Energy Cities, e financuar nga Bashkimi Evropian, në bashkëpunim me Fondacionin Fridrih Ebert-zyra Shkup. bsh/
Foto: Platforma e Maqedonisë së Veriut kundër varfërisë