• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kontrabandistët hodhën emigrantë në det në afërsi të ishullit grek Samos - një i vdekur

Kontrabandistët hodhën emigrantë në det në afërsi të ishullit grek Samos - një i vdekur

Athinë, 18 shtator 2024 (MIA) – Dy kontrabandistë, shtetas të Turqisë janë arrestuar në afërsi të ishullit grek Samos pas një ndjekje të shërbimit bregdetar të Greqisë, ndërsa pasi paraprakisht në det hodhën 31 emigrantë, prej të cilëve një ka vdekur, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Shërbimi Bregdetar i Greqisë bëri të ditur se me ndihmën e kamerës së tyre të monitorimit tokësor, u lokalizua një skaf me emigrantë që po lëvizte në drejtim të bregut veriperëndimor të Samosit, pas çka një varkë patrullimi ka ndërhyrë dhe ka tentuar ta ndalojë me sinjale zanore dhe vizuale, por skafi ka ikur me vrap dhe ka pasuar një ndjekje, gjatë së cilës personi që drejtonte me manovra të rrezikshme ka vënë në rrezik pjesëtarët e shërbimit bregdetar.

Vijuan të shtëna paralajmëruese nga anija patrulluese të cilat rezultuan me ndalimin e skafit dhe arrestimin e dy personave. 

Paralelisht, në tokë ishin zbuluar 27 shtetas të huaj të cilët dy kontrabandistët i kishin hedhur në det para ndjekjes, ndërsa vetë arritën në bregun e Samosit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Të shpëtuarit kishin deklaruar se në det kishin mbetur edhe disa persona dhe kishte filluar aksion për gjetje me pjesëmarrje të dy skafeve të armatës greke, anije e rojës bregdetare si dhe një varkë e ekipit shpëtimtar grek nga Samosi. 

Pas një hetimi të gjerë, në det ishin gjetur tre persona dhe ishte nxjerrë një trup i pajetë i një burri.

Gjithsej ishin shpëtuar 30 emigrantë (15 burra, shtatë gra dhe tetë fëmijë), janë arrestuar dy personat, të cilët drejtonin skafin dhe janë shtetas të Turqisë, ndërsa të shpëtuarit konfirmuan se bëhet fjalë për kontrabandistë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR