Konte: Respekt për Çellsin, por ne nuk kemi për qëllim ta përfundojmë Ligën e kampionëve
- Trajneri i Napolit, Antonio Konte i ka shprehur pritjet e tij për ndeshjen e ardhshme të xhiros së 8-të në Ligën e kampionëve kundër Çellsit.
- Post By Besnik Shuki
- 14:23, 27 janar, 2026
Napoli, 27 janar 2026 (MIA) - Trajneri i Napolit, Antonio Konte i ka shprehur pritjet e tij për ndeshjen e ardhshme të xhiros së 8-të në Ligën e kampionëve kundër Çellsit.
"Do të jetë një ndeshje emocionuese kundër një klubi, të cilin pata privilegjin ta trajnoj. E di se çfarë klubi janë ata, çfarë lojtarë kanë dhe cili është mentaliteti i tyre. I qasemi kësaj ndeshje me vendosmëri dhe respekt ndaj kundërshtarëve tanë. Askush prej nesh nuk mendon të largohet nga Liga e kampionëve ose të mos vazhdojë në këtë garë. I kemi luajtur të gjitha tetë xhirot deri në minutën e fundit. Dëshirojmë të vazhdojmë", tha Konte për "Skaj sport Italia".
Napoli gjendet në vendin e 25-të në tabelë me tetë pikë.
Ndeshja luhet nesër në Napoli me fillim në ora 21. bsh/
Foto: EPA