Në fatkeqësinë e komunikacionit në Rumani jetën e kanë humbur shtatë persona, tifozë të klubit grek të futbollit PAOK
- Shtatë persona e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e komunikacionit në qytetin Temishoara në pjesën perëndimore të Rumanisë, sipas mediumeve rumune, kur një minibus, me të cilin kanë udhëtuar tifozë të klubit fudbollistik nga Selaniku PAOK, gjatë tejkalimit drejtpërdrejtë është përplasur me një kamion, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Besnik Shuki
- 16:25, 27 janar, 2026
Athinë, 27 janar 2026 (MIA) - Shtatë persona e kanë humbur jetën në fatkeqësinë e komunikacionit në qytetin Temishoara në pjesën perëndimore të Rumanisë, sipas mediumeve rumune, kur një minibus, me të cilin kanë udhëtuar tifozë të klubit fudbollistik nga Selaniku PAOK, gjatë tejkalimit drejtpërdrejtë është përplasur me një kamion, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Sipas mediumeve rumune, në minibus kanë udhëtuar dhjetë persona, jetën e kanë humbur shtatë, ndërsa tre janë lënduar.
Tifozët e PAOK-ut janë nisur nga Greqia, përmes Rumanisë për në Francë për ndeshjen e futbollit të klubit nga Selaniku të enjten kundër Lionit nël kuadër të Ligës së Konferencave. bsh/
Foto: Printskrin