Palmeri mbetet në Londër
- Lojtari i Çellsit, Kol Palmer mbetet në Londër, raporton "Skaj sports". Kontrata e tij me “blutë” është e vlefshme deri në vitin 2033. Kështu që një transferim i mundshëm te Mançester Junajtedi është vështirë për t’u realizuar.
- Post By Fami Bajrami
- 18:55, 27 janar, 2026
Londër, 27 janar 2026 (MIA) – Lojtari i Çellsit, Kol Palmer mbetet në Londër, raporton "Skaj sports". Kontrata e tij me “blutë” është e vlefshme deri në vitin 2033. Kështu që një transferim i mundshëm te Mançester Junajtedi është vështirë për t’u realizuar.
Palmeri erdhi nga Mançester Siti para dy vitesh e gjysmë dhe me fanellën e Çellsit ka shënuar 41 gola dhe 19 asiste. Lojërat e mira janë arsyeja e interesit të klubeve të tjera, por dëmtimet, veçanërisht në ijë, paraqesin pengesë në karrierën e tij dhe këtë sezon ai ka luajtur vetëm 12 ndeshje.
Problem për transferim mund të jetë për momentin edhe kompensimi i lartë i cili vlerësohet në 120 milionë euro.
Foto: EPA