Arbeloa: E di se ka fushata për minimin e autoritetit të Realit të Madridit
- Trajneri i Realit të Madridit, Alvaro Arbeloa u përgjigj nëse druan nga reagimi i disa tifozëve pas komenteve të tij të paradokohshme në mbrojtje të kryetarit të klubit, Florentino Perez.
- Post By Besnik Shuki
- 08:38, 21 janar, 2026
Madrid, 21 janar 2026 (MIA) - Trajneri i Realit të Madridit, Alvaro Arbeloa u përgjigj nëse druan nga reagimi i disa tifozëve pas komenteve të tij të paradokohshme në mbrojtje të kryetarit të klubit, Florentino Perez.
Trajneri paraprakisht deklaroi se ata që i fishkëllojnë shefit të "Los Blankos" nuk e duan klubin, duke e quajtur Perezin një nga personalitetet më të rëndësishëm të Realit të Madridit.
"Si produkt i akademisë, lojtar, e posaçërisht si trajner, kam respekt të madh ndaj tifozëve dhe të drejtën e tyre për t'i shprehur mendimet e tyre ashtu siç u përgjigjet", e citoi Arbeloan "AS".
Në të njëjtën kohë, ai theksoi se kritikat publike e dobësojnë ekipin.
"Fishkëllimat e dobësojnë ekipin, e dobësojnë Realin e Madridit. E di se ka fushata për minimin e autoritetit të Realit të Madridit dhe e di se kush qëndron pas tyre. Nuk do të më mashtrojnë", shtoi Arbeloa, duke e theksuar lidhjen mes protestave të brendshme dhe presionit të jashtëm ndaj klubit. bsh/
Foto: EPA