• e diel, 25 janar 2026

Mbape e ngriti Realin në krye të La Ligës

Mbape e ngriti Realin në krye të La Ligës

Madrid, 25 janar 2026 (MIA) - Futbollistët e Real Madridit fituan të shtunën në derbin e xhiros së 21-të në La Ligën spanjolle kundër Viljarealit në terren mysafir me 2-0, që i solli vendin e liderit në tabelë.

Reali ishte më i mirë që nga fillimi, ndërsa në epërsi erdhi në fillim të gjysmëlojës së dytë me golin e Mbapes.

Viëjarreali më pas tentoi të kthehet në lojë, por Zherar Moreno e humbi mundësinë më të mirë në minutën e 63-të.

Fitorja e Realit u konfirmua në minutën e 94-t kur Mbape shënoi nga penalltia për rezultat 2-0.

Reali epërson në tabelë me 53 pikë, dy herë më shumë se Barcelona, e plasuara e dytë, e cila sot e pret Oviedon. ab/

Foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR