• e diel, 28 prill 2024

Konkurs i MASH-it për ndarjen e mjeteve për pjesëmarrje në tubimet shkencore, qëndrime studimore dhe për shtypjen e përmbledhjeve të punimeve 

Konkurs i MASH-it për ndarjen e mjeteve për pjesëmarrje në tubimet shkencore, qëndrime studimore dhe për shtypjen e përmbledhjeve të punimeve 

Shkup, 28 mars 2024 (MIA) -  Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpalli konkurs për ndarjen e mjeteve, për financimin e shpenzimeve të materialeve dhe shërbimeve, për shtypjen e përmbledhjeve të punimeve nga tubimet shkencore të mbajtura për vitin 2024.
 

Mjetet që do të ndahen llogariten në varësi të tarifës së regjistrimit (për tubime shkencore) dhe shpenzimeve të udhëtimit, si dhe mjeteve që disponon Ministria e Arsimit dhe Shkencës për vitin vijues

MASH sot shpalli konkurs edhe për ndarjen e mjeteve për financimin e shpenzimeve materiale dhe shërbimeve për shtypjen e përmbledhjeve të punimeve nga tubimet shkencore të mbajtura për vitin 2024.

Mjetet që ndahen për organizimin e tubimeve shkencore llogariten në varësi të numrit të pjesëmarrësve në tubimin shkencor dhe mjeteve në dispozicion të MASH,

Në të tre konkurset janë theksuar kushtet - kush ka të drejtë të marrë pjesë, dokumentet e nevojshme dhe mënyra e aplikimit, dhe në të gjitha është e disponueshme një aplikim.

Afati i konkursit përfundon më 31 tetor 2024, deri në këtë ditë të interesuarit duhet të dorëzojnë aplikimin me dokumentacionin e nevojshëm në MASH. ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR