• e hënë, 23 dhjetor 2024

Konferencë: Përmes reformave dhe forcimit të kompetencave të Gjykatës Kushtetuese deri në përmbushjen e përcaktimeve strategjike

Konferencë: Përmes reformave dhe forcimit të kompetencave të Gjykatës Kushtetuese deri në përmbushjen e përcaktimeve strategjike

Shkup, 15 mars 2024 (MIA) - Reformat, forcimi i kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe përkrahja nga aktorët tjerë me qëllim përmbushjen e përcaktimeve strategjike, kanë qenë pjesë e thekseve kryesore gjatë shënimit të 60 vjetorit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në hapjen e Konferencës ndërkombëtare “Mbrojtja kushtetuese-juridike e lirisë së mendimit dhe lirisë së shprehjes publike të mendimit” që mbahet sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi se është e rëndësishme të vazhdohet me proceset reformuese, sepse, sipas tij, “Gjykata Kushtetuese do të mund t’i përcaktojë sipas angazhimeve strategjike të vendit tonë”.

"Gjykata Kushtetuese vepron lirshëm me kapacitetet e saj, por si vend është e rëndësishme të mundësohet zgjidhje sistematike që do t'i sigurojë të gjithëve të drejta të barabarta. Gjykata Kushtetuese mund dhe duhet të luajë rol kryesor në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës", tha ai.

Xhaferi ka theksuar se ndryshimet në kushtetutë janë të shpeshta, sepse, siç tha ai, është materie e gjallë dhe duhet të mbaj hapin me botën.

“Në këtë rast nuk po e bëjmë këtë për të tjerët, por edhe për ne, sepse ne si model i suksesshëm evropian i duhemi Evropës që të mund të vazhdojmë zhvillimin njësoj”, tha Xhaferi.

Për kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, ky përvjetor është shumë domethënës sepse, siç tha ai, është pasqyrim jo vetëm i vazhdimësisë së shtetësisë sonë nga sistemi i kaluar, por edhe pasqyrim i përcaktimit të fuqishëm për shtet të pavarur dhe demokratik, në të cilin të drejtat dhe liritë e njeriut janë në rend të parë.

Mitreski përkujtoi se besimi në sistemin e drejtësisë është ulur dhe tha se të gjithë duhet të ndërmarrin masa konkrete për tejkalimin e kësaj situate.

"Gjykata Kushtetuese nuk është dhe nuk duhet të jetë i vetmi institucion që kujdeset për një ndarje të denjë të pushtetit, por edhe për pavarësinë dhe autonominë e plotë të sistemit gjyqësor. Përgjegjësia është e autoriteteve legjislative dhe ekzekutive, por mbi të gjitha të gjithë aktorët në sistemin e drejtësisë të cilët duhet të marrin vendime me integritet të mos i nënshtrohen asnjë ndikimi dhe të veprojnë vetëm sipas ligjit", tha ai.

Sipas tij, vetëm në këtë mënyrë do të sigurohet sundimi i ligjit dhe besimi në sistemin gjyqësor i cili, siç shtoi ai, është parakusht për respektimin e lirive civile, sociale dhe ekonomike dhe të drejtave të njeriut, por edhe parakusht për përparimin ekonomik. prosperitet dhe zhvillim, pra funksionim efikas të sistemit.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, tha se nevojitet angazhimi i pushtetit gjyqësor, legjislativ dhe ekzekutiv për të mbajtur Gjykatën Kushtetuese në nivel të detyrës.

"Nevojitet angazhimi i autoriteteve gjyqësore, legjislative dhe ekzekutive për ta mbajtur Gjykatën Kushtetuese në nivelin e detyrës me qëllim kryerja e kompetencave e tyre të mbetet një faktor që garanton të drejtat dhe vlerat e parashikuara dhe të përcaktuara me profesionalizëm dhe pavarësi të plotë në vendimmarrje", tha ai.

Lloga tha se Strategjia e zhvillimit të gjyqësorit 2024-2028 i kushton vëmendje të veçantë Gjykatës Kushtetuese dhe një nga konkluzionet e saj është se nevojiten diskutime profesionale për forcimin e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese.

Në hapje të konferencës ndërkombëtare, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska theksoi se 60 vitet e ekzistencës së Gjykatës Kushtetuese janë një konfirmim i kapaciteteve të sistemit tonë dhe një dëshmi dhe qasje e palëkundur në ndërtimin e shtetit ligjor. Duke pasur parasysh matricën kushtetuese dhe ligjore, nuk mundet e të mos konstatohet se vullneti i sundimit të ligjit është më i fuqishëm se të gjitha anomalitë politike sistematike.

Në hapjen e konferencës ndërkombëtare fjalime kanë pasur edhe ambasadori Kilian Uall  shef i misionit të OSBE-së në Shkup, Anxhela Prajs Ageler ambasadore e SHBA-së, Petra Dreksler ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë dhe Ben Nupnau zëvendës shef i misionit të Delegacionit të BE-së.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR