Konferencë Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm "TSD 2024" në Universitetin Nënë Tereza
- Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup sot do të organizojë kongresin e dytë dhe Konferencën Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm "TSD 2024".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:34, 4 nëntor, 2024
Shkup, 4 nëntor 2024 (MIA) - Universiteti "Nënë Tereza" në Shkup sot do të organizojë kongresin e dytë dhe Konferencën Ndërkombëtare për Zhvillim të Qëndrueshëm "TSD 2024".
Siç bën të ditur UNT, kryetar i përgjithshëm i organizimit të kongresit dhe konferencës është prof. Dr. Bekim Fetaji, ndërsa konferencën do ta hapë rektori i Universitetit, prof. Dr. Izet Zeqiri.
Është paralajmëruar pjesëmarrja e ambasadorit të Austrisë në Maqedoninë e Veriut, Martin Pamer dhe përfaqësuesve të institucioneve, studiuesve shkencorë nga vendi dhe jashtë vendit.
Foto: Universiteti "Nënë Tereza" Shkup