Konferencë ndërkombëtare "ENERGJETIKA 2024" në Strugë
- Në Strugë prej sot e deri më 4 tetor do të mbahet Konferenca ndërkombëtare "ENERGJETIKA 2024", qëllimi i së cilës është ndarja dhe këmbimi i përvojave dhe planeve në sferën e energjetikës në nivel rajonal dhe global.
- Post By Besnik Shuki
- 07:51, 2 tetor, 2024
Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Në Strugë prej sot e deri më 4 tetor do të mbahet Konferenca ndërkombëtare "ENERGJETIKA 2024", qëllimi i së cilës është ndarja dhe këmbimi i përvojave dhe planeve në sferën e energjetikës në nivel rajonal dhe global.
Konferenca është e përkushtuar në avancimin dhe zgjerimin e njohurive për metodat, politikat dhe teknologjitë për prodhimin e energjisë elektrike, zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Janë ftuar kompani relevante energjetike, përfaqësues nga industria, qendra hulumtuese, universitete dhe subjekte tjera, si dhe ekspertë nga vendi dhe jashtë vendit, ndërsa në hapjen u paralajmërua fjalimi i ministres së Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sonja Bozhinovska.
Kapacitetet prodhuese energjetike, sistemet transmetuese dhe distributive, burimet ripërtëritëse të energjisë, TI sistemet dhe aplikacionet në impiantet elektroenergjetike, aparatet dhe sistemet për deponimin e energjisë, zhvillimi i qëndrueshëm energjetik dhe mbrojtja e mjedisit jetësor, efikasiteti energjetik dhe sistemet inteligjente të energjisë, tranzicioni dhe dekarbonizimi energjetik, menaxhimi i projekteve dhe transformimi digjital në energji, tregjet e burimeve dhe produkteve të energjisë, siguria në punë dhe rreziku në punë, inxhinieria energjetike dhe edukimi në shoqëri të bazuar në njohuri, do të jenë temat e konferencës.
Pas hapjes, do të mbahet panelet "Ndikimi i burimeve ripërtëritëse të energjsië dhe sistemet e deponimit të energjisë elektrike në rrjetin transmetues" dhe "Energjetika komplekse në Republikën e Maqedonisë", si dhe ligjerimi plenar "Gjendja energjetike dhe strategjia deri vitin 2050 në sferën e energjetikës bërthamore".
Për nesër janë paraparë sesione punuese në disa tema: "Efikasiteti energjetik dhe sistemet intelegjente energjetike", "Sistemet transmetuese dhe distributive energjetike", "Burime ripërtëritëse të energjisë, zhvillimi i qëndrueshëm energjetik dhe mbrojtja e mjedisit jetësor", "Menaxhmenti projektues dhe transformimi digjital në energjetike",...bsh/