• e premte, 05 dhjetor 2025

Mickoski: Ditë historike për Maqedoninë

Mickoski: Ditë historike për Maqedoninë

Shkup, 16 maj 2025 (MIA) - Ditë historike për Maqedoninë! Sot zhvillova takim me kryeministrin e Mbretërisë së Madhe, Kir Starmer. Në takim arritëm marrëveshje për marrëveshje partneriteti strategjik të Maqedonisë me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, shkroi kryeministri Hristijan Mickoski në Fejsbuk pas takimit në Tiranë me kryeministrin britanik.

"Kjo përfaqëson marrëveshje strategjike e cila pozicionon vendin në përputhje me interesat dhe veprimet e një prej fuqive më me ndikim politik dhe ekonomik në botë, Mbretërisë së Bashkuar. Kjo marrëveshje përfaqëson një kapitull të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe përbën një themel kyç për bashkëpunimin e mëvonshëm ekonomik dhe politik. Marrëveshja në vetvete u negociua disa muaj midis ekipeve nga të dy vendet dhe përfshin dispozita për bashkëpunim të ngushtë në disa fusha kyçe", theksoi Mickoski.

Dy kryeministrat në deklaratat e tyre në takimin e zhvilluar në kuadër të Samitit të Komunitetit politik evropian në Tiranë, vlerësuan se marrëveshja për partneritet strategjik do të thotë bashkëpunim edhe më i fuqishëm dhe marrëdhënie më të forta dhe mundësi për të thelluar marrëdhëniet.

Marrëveshja, e cila vlerësohet si historike, do të hapë perspektiva të reja për bashkëpunim në fusha kyçe si siguria, ekonomia, investimet, arsimi, transformimi digjital dhe ndryshimet klimatike. Kjo është marrëveshje e cila e pozicionon Maqedoninë brenda rrethit më të gjerë të interesave të një prej fuqive kryesore botërore. Bëhet fjalë për angazhim konkret dhe afatgjatë për forcimin e lidhjeve dypalëshe me Mbretërinë e Bashkuar.

Me nënshkrimin e marrëveshjes, Maqedonia do të fitojë qasje në ekspertizën britanike, mbështetje financiare për reformat dhe mundësi për investime britanike në sektorë strategjikë si energjia, infrastruktura dhe inovacioni. Në mënyrë plotësuese, bashkëpunimi do të përfshijë dialog të zgjeruar politik, si dhe koordinim brenda institucioneve ndërkombëtare dhe sfidat globale të sigurisë. rq/mb/

Foto: FB i Mickoskit

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR