• e premte, 05 dhjetor 2025

Liderët evropianë nga Tirana: Qëndrimi i Rusisë në bisedimet me Ukrainën është i papranueshëm

Liderët evropianë nga Tirana: Qëndrimi i Rusisë në bisedimet me Ukrainën është i papranueshëm

Tiranë, 16 maj 2025 (MIA) - Liderët evropianë janë dakorduar me presidentin e SHBA-së, Donald Tramp se është i papranueshëm qëndrimi i Rusisë ndaj bisedimeve për armëpushim në luftën kundër Ukrainës dhe planifikojnë bashkërisht të koordinojnë përgjigje për këtë", deklaroi sot kryeministri britanik Kir Starmer.

Starmer e deklaroi këtë në samitin e Bashkësisë politike evropiane në Tiranë.

Rusia dhe Ukraina sot në Stamboll i kanë mbajtur bisedimet e para të drejtpëdrejta paqesore nga fillimi i luftës në vitin 2022, ndërsa ata kanë zgjatur më pak se dy orë, sipas komunikatave të ministrive të Punëve të Jashtme të Turqisë dhe Ukrainës.

Kievi thotë se Kremlini ka vendosur "kërkesa të papranueshme", ndër të cilat edhe tërheqje të forcave ukrainase nga pjesë të mëdha të territorit të saj, sipas një përfaqësuesi zyrtar ukrainas.

Zelenski paraprakisht deklaroi se Ukraina është e përkushtuar në përfundimin e luftës, por u ka bërë thirrje dhjetëra liderëve evripianë që t'i ashpërojnë sanksionet kundër sektorit energjetik rus dhe bankave nëse presidenti rus Vadimir Putin vazhdon "me negociatat për të blerë kohë". 

Starmer e ka mbështetur qëndrimin e tij, duke e thënë në fjalimin e tij në samitin në Tiranë se "Rusia zvarrit dhe luan lojëra".

"Duhet të jemi të përgatitur t'i vëmë gjërat në praktikë, sepse nëse Rusia nuk ulet në tryezën e negociatave, Putini duhet të paguajë një çmim", theksoi Starmer.

Shefja për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha gjithashtu se Putini po "luan lojëra, gjë që tregon se ata nuk janë seriozë për paqen".

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, tha se ishte e qartë se "Zelenski ishte gati për një takim, por Putini nuk erdhi, gjë që tregon qëndrimin e tij të vërtetë".

Ajo informoi se BE-ja po përgatit një paketë të re sanksionesh, duke synuar flotën e anijeve mallrash që Rusia përdor për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare dhe konsorciumin e tubacionit të gazit Rrjedha veriore.

Kryeministrja italiane Xhprxha Meloni theksoi se përpjekjet për të arritur një marrëveshje për Ukrainën duhet të vazhdojnë. mb/

Foto: EPA

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR