• e shtunë, 10 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje dhe vonesa

Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje dhe vonesa

Shkup, 6 mars 2025 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Në autostradën A1, seksioni Demir Kapi – Smokvicë nga data 20.02.2025 deri 31.05.2025, për shkak të rikonstrumit të gypit të majtë të Tunelit T2 do të ketë ndryshim të përkohshëm të komunikacionit. Gypi i majtë i Tunelit T2 është mbyllur plotësisht për komunikacion, ndërsa komunikacioni është rikahëzuar plotësisht në gypin e djathtë të tunelit me zhvillim të komunikacionit në dy drejtime. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR