• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kompanisë "Behtel dhe Enka" i janë paguar rreth 167 milionë euro

Kompanisë

Shkup, 19 korrik 2023 (MIA) - Drejtori i NPRRSH, Ejup Rrustemi sot informoi se ndaj "Behtel dhe Enka" deri më tani janë paguar rreth 167 milionë euro.

Sipas Rrustemit, për momentin po blëhen hulumtimet gjeomekanike, ndërsa për projektim të traseve do të angazhohen të gjitha kapacitetet e disponueshme në shtet.

Po përgatiten, theksoi, edhe elaborate për eksproprijim.

"Vazhdojmë me pagesën ndaj 'Behtel dhe Enka', sipas Marrëveshjes që e kemi nënshkruar dhe sipas programit financiar të miratuar nga Qeveria. Deri më tani janë paguar rreth 167 milionë euro për hulumtime gjeomekanike në akset Prilep - Manastir, Tetovë - Gostivar dhe Gostivar - Kërçovë. Po përgatiten edhe elaboratet për eksproprijim. Sot ose nesër do të miratohen edhe të gjithë projektantët për projektim të të gjitha traseve dhe korridoreve rrugore. Dëshiroj ta informoj opinionin se të gjitha kapacitetet në shtet të cilat projektojnë do të angazhohen. Do të vazhdojmë me siguri javën e ardhshme të parashtrojmë kërkesë në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve për korridoret rrugore. Pas miratimit të marrë, do të fillojmë edhe me eksproprijimin, e më pas edhe me punëtndërtimore", theksoi Rrustemi. ab/

Foto: print skrin

QËNDRONI TË LIDHUR