Kombëtarja e Maqedonisë në futboll do të luajë ndeshje kontrolluese kundër Finlandës

Shkup, 19 shtator 2022 (MIA) - Federata e Futbollit të Maqedonisë e konfirmoi ndeshjen miqësore ndërmjet kombëtares për të rriturit dhe Finlandës.
Ndeshja kontrolluese mes dy përzgjedhjeve është caktuar për më 17 nëntor në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup.
Ndeshjen e fundit miqësore kundër Finlandës lojtarët e kanë luajtur në mars të vitit 2018, në Belek të Turqisë, ndeshja ka përfunduar pa gola, 0:0.
Në tetor, “kuqeverdhetë” kanë aranzhuar tashmë ndeshjen miqësore ndaj Arabisë Saudite. ls/