• e hënë, 23 dhjetor 2024

Koalicioni VLEN nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Odën ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore

Koalicioni VLEN nënshkroi Memorandum për bashkëpunim me Odën ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore

Shkup, 2 maj 2024 (MIA) - Koalicioni i partive opozitare shqiptare VLEN nënshkroi memorandum për bashkëpunim me Odën ekonomike të Maqedonisë veriperëndimore, informoi sot në konferencë për shtyp bartësi i listës për deputetë në NJZ 6 nga Koalicioni VLEN dhe kryetar aktual i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Me nënshkrimin e Memorandumit, Kasami tha se bashkarisht do të angazhohen në implementimin e politikave të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, në drejtim të avancimit të bizneseve për arritjen e zhvillimit ekonomik për të mirën e qytetarëve, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, pas takimit të liderëve të VLEN-it me kryetarin dhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore.

"Ne ishim në takim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndomore për të bashkëpunuar për pjesën ekonomike të programës dhe mundësitë e bashkëpunimit si qeveri e ardhshme me biznese. Ne jemi të lumtur që kemi pasur një komunikim shumë të rregullt me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore ku si rezultat ne kemi implementuar  shumë pika të programës të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në programën tonë parazgjedhore. Ajo që është më me rëndësi është se ne sot nënshkruam një memorandum bashkëpunimi, ku bashkërisht të angazhohemi që të implementojmë gjitha politikat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në drejtim të avancimit të bizneseve që do të jetë një motor i zhvillimit ekonomik dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve", tha Kasami.

Kasami nga zyrat e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore tha se bësojnë fuqishëm që pas 8 majit, koalicioni VLEN si pjesë e Qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të bizneseve tona me qëllim të ndaljes së këtij ekzodusi të rrinisë tonë dhe qytetarëve tonë drejt perëndimit.

Fotо: МIА

 

QËNDRONI TË LIDHUR