• e shtunë, 19 tetor 2024

Klekovski: Jemi të gatshëm për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve me fibrozë cistike

Klekovski: Jemi të gatshëm për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve me fibrozë cistike

Shkup, 18 tetor 2024 (MIA) - Në Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, drejtori i përgjithshëm i Fondit, Sasho Klekovski, sot është takuar me një delegacion të Verteksit, prodhuesi i vetëm i terapisë inovative për fibrozë cistike në botë, në të cilën është theksuar përkushtimi dhe kujdesi i Fondit për pacientët me fibrozë cistike, informuan nga Fondi.

Klekovski ka theksuar se bëhen përpjekje për përmirësimin e kujdesit të shtetit për pacientët me fibrozë cistike.

"Jemi të gatshëm për përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve me fibrozë cistike me përfshirjen e një numri më të madh të pacientëve, sa më shpejt që është e mundur", ka theksuar drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, Klekovski.

Delegacioni i Verteks është kryesuar nga Adrian Vasiliu, drejtor ekonomik për Evropën Qendrore dhe Lindore. Në takim ka qenë  i pranishëm edhe Igor G. Nikollov, këshilltar i kryeministrit për reforma në shëndetësi.

Drejtori i Fondit e ka falënderuar për përpjekjet e Verteks që të kyç terapi inovative edhe për mbështetjen e fuqishme të Maqedonisë.

Përfaqësuesit e delegacionit të Verteks e kanë theksuar rëndësinë e detektimit të hershëm të sëmundjes fibrozë cistike, ku ASHAM ka rezulate në nivel evropian, si dhe nevojën e përfshirjes me kohë të të sëmurëve që e kanë këtë diagnozë në programet për mjekim.

Klekovski ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të përfundojë procedura për futjen në Listën pozitive të medikanentit Mikroizim, i cili është nga grupi i enzimave të pankreasit, dhe dedikohet për këta pacientë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR