Kina pret zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët në luftën në Ukrainë
- Kina pret që të gjitha palët e përfshira në krizën ukrainase të marrin pjesë në negociatat paqësore me qëllim arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme, të pranueshme për të gjitha palët e interesuara, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning.
- Post By Fami Bajrami
- 11:10, 18 gusht, 2025
Pekin, 18 gusht 2025 (MIA) – Kina pret që të gjitha palët e përfshira në krizën ukrainase të marrin pjesë në negociatat paqësore me qëllim arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme, të pranueshme për të gjitha palët e interesuara, deklaroi sot zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning.
"Shpresojmë se të gjitha palët dhe aktorët të angazhohen në negociatat paqësore në kohën e duhur dhe sa më shpejtë të arrijnë një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme, detyruese dhe të pranueshme", ka thënë Mao në konferencën për shtyp.
Sot liderët evropianë do t'i bashkohen presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për bisedime me presidentin amerikan Donald Tramp në Uashington – tre ditë pasi Trampi takoi presidentin rus Vlladimir Putin në Alaskë.
Duke komentuar takimin Tramp-Putin, Mao Ning ka thënë se Pekini mbështet të gjitha përpjekjet për ta zgjidhur në mënyrë paqësore krizën ukrainase dhe shtoi se autoritetet kineze do të ndihmojnë me metodat e tyre.
"Vazhdojmë në mënyrën tonë ti bindim palët për nevojën e negociatave", tha ajo në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse Kina është e gatshme të garantojë sigurinë e Ukrainës në rast të një marrëveshje armëpushimi.
Kina, sipas Maos "mirëpret ruajtjen e kontakteve midis Rusisë dhe SHBA-së, përmirësimin e marrëdhënieve të tyre dhe kontributin për një zgjidhje politike të krizës ukrainase".
Foto: arkivi i EPA-s